Botime

AS-ja ka një praktikë të mirë në veprimtarinë kërkimore-botuese, duke publikuar të gjitha materialet e konferencave, projekteve, kërkimeve etj., përmes sektorit të botimeve të QKSHP-së, i cili ka atributet e shtëpie botuese për marrje ISBN-je, si dhe në revistën e indeksuar me ISSN, “Policimi dhe siguria”. Këto publikime shkencore ndjekin një politikë të qartë për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, si në versionin fizik edhe në atë elektronik. QKSHP, përmes aktivitetit të saj si ent botues, ofron mundësinë e botimeve, përkthimeve dhe publikimeve të literaturës që vjen në ndihmë të procesit mësimor, si dhe mbështet botimin e revistës shkencore “Policimi dhe siguria”, librave të indeksuar me ISBN të punimeve të plota të konferencave, të projekteve, si dhe punime e tekste individuale të pedagogëve. Burimet financiare të institucionit mbështeten 100% te buxheti i shtetit; ato paraqiten të mjaftueshme për qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë në të ardhmen. Përmes sektorit të botimeve të QKSH-së, AS-ja realizon përditësimin e arkivit të bibliotekës së saj me botimet shkencore të personelit akademik. Ky përditësim me botime bëhet duke i shpërndarë këto botime të reja edhe në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, në Bibliotekën e Akademisë së Forcave të Armatosura, në Arkivin Qendror te Shtetit etj.