Bashkohu me Policinë e Shtetit! 100 kuota për studime në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit

- Apliko për Akademinë, Bashkohu me Policinë e Shtetit!
- Akademia e Sigurisë përfshihet në portalin ‘UAlbania’, 100 kuota për studime në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.
- Akademia e Sigurisë do të jetë pjesë e aplikimeve të maturantëve në portalin “UAlbania” për ndjekjen e studimeve të larta. Si një urë lidhëse mes maturantëve dhe botës akademike, ky portal (ualbania.al) do të ofrojë këtë vit mundësinë për aplikim për t’u pranuar në programin e ciklit të parë “Bachelor” edhe në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.
- Për të gjithë të rinjtë, që do të zgjedhin Akademinë e Sigurisë dhe do të nisin rrugën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, do të ketë në dispozicion 100 kuota të lira.
- Në përfundim të studimeve 3-vjeçare në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, të diplomuarit do të marrin gradën “Nënkomisar” dhe do të shërbejnë në strukturat e Policisë së Shtetit.
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, e cilësoi një hap të rëndësishëm përfshirjen e Akademisë së Sigurisë në procesin e aplikimit të maturantëve për të ndjekur studimet e larta, nëpërmjet portalit “UAlbania”.
- “Integrimi i vazhdueshëm i Akademisë së Sigurisë me botën universitare dhe atë akademike do të sjellë një mundësi më shumë për maturantët, të cilët i ftoj të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, duke aplikuar për të ndjekur studimet e larta, me programe cilësore dhe staf të kualifikuar mësimdhënës. Ky hap do të garantojë në të ardhmen rritjen profesionale të trupës së policisë, si një premisë e rëndësishme për garantimin e rendit e sigurisë publike dhe parandalimin e goditjen e krimit”, u shpreh Rrumbullaku.
- Akademia e Sigurisë është akredituar si institucion i arsimit të lartë nga Bordi i Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, me 2 njësitë kryesore të saj:
- -️ Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit
- -️ Kolegjin Profesional të Formimit Policor.

Përse duhet të aplikoni në Akademinë e Sigurisë
1. Është i vetmi institucion në Republikën e Shqipërisë që të mundëson të jesh pjesë e strukturave të sigurisë kombëtare.
2. Ofrohet arsimim cilësor i akredituar e me diplomë të nivelit “Bachelor”.
3. Ofrohet një set njohurish akademike unike për specialitetin e hetimit dhe sigurisë.
4. Arsimimi është linear e çdo student më tej mund të vijojë studime të thelluara në fushën e hetimit dhe sigurisë.
5. Do të gjeni edukim, trajnim e arsimim pa kosto.
6. Studentët do të përfitojnë një pagesë mujore prej rreth 70 000 lekë.
7. Sistemimi, trajtimi me ushqim e veshmbathje mbulohen nga shteti.
8. Punësim të garantuar në përfundim të studimeve.30 korrik – 4 gusht 2024
UAlbania.al
APLIKO PËR AKADEMINË
BASHKOHU ME POLICINË
Studimet e larta në Akademinë e Sigurisë në portalin “UAlbania”, 100 kuota për Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.
#aplikopërakademinëesigurisë
#bashkohumepolicinë
#aplikonëUALbania
#formulariA1
Hapen Aplikimet Për Konkurrim Për Ndjekjen E Programit Të Studimit “Siguria Dhe Hetimi”, Cikli I Parë “Bachelor”, Në Akademinë E Sigurisë
Hapen aplikimet për konkurrim për ndjekjen e programit të studimit “Siguria dhe Hetimi”, cikli i parë “Bachelor”, në Akademinë e Sigurisë, viti akademik 2024-2025
Policia e Shtetit, me qëllim plotësimin e nevojave për burime njerëzore në rolin e parë drejtues, në strukturat e Policisë e Shtetit, nëpërmjet një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, mos diskriminimit dhe meritës, njofton hapjen e fazës së aplikimeve për konkurrim, për ndjekjen e programit të studimit “Siguria dhe Hetimi”, cikli i parë i studimeve “Bachelor”, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, në Akademinë e Sigurisë, për 150 kuota të lira, të ndara si vijon:
100 kuota për shtetasit që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë;
50 kuota për punonjësit e rolit bazë, pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.
I. PROCEDURAT QË NDIQEN PËR SHTETASIT QË KANË PËRFUNDUAR ARSIMIN E MESËM TË LARTË
I.I. KRITERET DHE PROCEDURAT E APLIKIMIT E REGJISTRIMIT
1. Kanë të drejtë të aplikojnë për të ndjekur studimet pranë Akademisë së Sigurisë, në programin “Siguria dhe Hetimi”, cikli i pare i studimeve Bachelor, me kohëzgjatje 3 vite akademike, shtetasit të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Të kenë shtetësi shqiptare;
Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore;
Të kenë kryer arsimin parauniversitar brenda ose jashtë vendit, të njohur ose ekuivalentuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në Republikën e Shqipërisë;
Të zotërojnë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
Të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi, apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Të kenë filluar procedurat për tu pajisur me dëshmi të aftësisë për drejtimin e automjetit të tipit “B”;
Të plotësojnë kriteret e besueshmërisë dhe integritetit;
Të kenë notën mesatare të arsimit te mesëm të lartë, jo më pak se 6.5;
Të jenë në moshën jo më shumë se 25 vjeç në ditën e fillimit të vitit akademik;
Të kenë gjatësinë trupore jo më pak se 170 cm për meshkuj dhe jo më pak se 160 cm për femra
Të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, struktura të tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
2. Shtetasit të cilët përfundojnë arsimin e mesëm të lartë, i nënshtrohen procedurave sipas agjendës së mëposhtme:
Nr
Aktiviteti qe do të kryhet
Personi/institucioni përgjegjës
Periudha
Aplikim në portalin U-Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit, duke zgjedhur programin “Siguria dhe Hetimi.
Aplikantët
30 korrik – 04 gusht 2024
Nga portali U-Albania, shkarkohet lista e aplikantëve që kanë përzgjedhur programin e studimit “Siguria dhe Hetimi”.
Akademia e Sigurisë
5 Gusht 2024
Afishim në mjediset e Akademisë, si dhe ne website-in e Policisë së Shtetit dhe Akademisë së Sigurisë, i listës së aplikantëve të cilët kanë aplikuar për programin e studimit “Siguria dhe Hetimi”, duke përcaktuar fazat dhe datat e zhvillimit të testimeve.
Akademia e Sigurisë
6 gusht 2024
Regjistrimi i aplikantëve dhe dorëzimi i dokumentacionit fillestar.
Komisioni i pranimit
07 – 08 gusht 2024
Aplikantët i nënshtrohen procesit të: Verifikimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit;Verifikimit të integritetit dhe besueshmërisë për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit;Kontrollit shëndetësor;Testit fizik;Testit psikologjik
Akademia e Sigurisë
09 – 21 gusht 2024
Zhvillimi i testit fizik
Komisioni i vlerësimit
09 – 12 Gusht
Zhvillimi i intervistës me goje dhe testit psikologjik
Komisioni i vlerësimit
13 – 16 gusht 2024
Zhvillimi i kontrollit mjekësor
Komisioni mjekësor
17 – 21 gusht 2024
Administrimi i vërtetimeve të besueshmërisë
Komisioni i Pranimit
Brenda datës 23 gusht 2024
Hartimi i listës së rezultateve sipas rendit zbritës
Komisioni i Pranimit
24 gusht 2024
Afishimi dhe ngarkimi në portalin U-Albania i listës së rezultateve sipas rendit zbritës, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID-në e tyre të maturës.
Komisioni i Pranimit
25 gusht 2024
Ankimimi
Aplikantët
26 gusht 2024
Shqyrtimi i ankesave të aplikantëve
Komisioni i ankimimit
27 – 28 gusht 2024
Publikimi në portalin U-Albania, i listës së aplikantëve fitues në rend zbritës.
Akademia e Sigurisë
29 gusht 2024
Regjistrimi dhe dorëzimi i dokumentacionit përfundimtar nga aplikantëve e shpallur fitues.
Aplikantët Komisioni i Pranimit
30 gusht – 13 shtator 2024
3. Aplikantët që duan të ndjekin studimet në Akademinë e Sigurisë, në programin e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, “Siguria dhe Hetimi”, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 1, të këtij njoftimi, të publikuara dhe në portalin U-Albania, duhet të aplikojnë në portalin U-Albania në periudhën 30 korrik – 04 gusht 2024, nëpërmjet formularit online të aplikimit, duke zgjedhur programin “Siguria dhe Hetimi”.
4. Aplikantët gjatë procesit të aplikimit, duhet të shkarkojnë nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit formularin e aplikimit, kërkesën model tip, formularin e vetëdeklarimit si dhe skedën shëndetësore, bashkëlidhje e këtij njoftimi, të cilat i dorëzojnë të plotësuara në momentin e regjistrimit në Akademinë e Sigurisë. Për rubrikat e kontrollit të përgjithshëm, skeda shëndetësore plotësohet pranë qendrave shëndetësore ku aplikanti ka vendbanimin dhe dorëzohet nga aplikanti pranë Komisionit, në momentin e zhvillimit të kontrollit shëndetësor.
5. Komisioni i Pranimit, me datën 06 gusht 2024, afishon ne mjediset e saj, si dhe ne website-in e Policisë së Shtetit dhe Akademisë së Sigurisë, listën e aplikantëve të cilët kanë aplikuar për programin e studimit “Siguria dhe Hetimi” si dhe datën e zhvillimit te testimeve dhe kontrollit shëndetësor.
7. Komisioni i Pranimit, brenda periudhës 07 – 08 gusht 2024, bën regjistrimin e aplikantëve si dhe shqyrton dokumentacion paraprak të mëposhtëm, të dorëzuar nga aplikantët, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kriteret bazë, për pranim në Akademinë e Sigurisë si dhe kanë plotësuar formularët në mënyrën e duhur.
Kërkesën model tip për regjistrim
Formularin e aplikimit për punësim në strukturat e policisë;
Formularin e vetëdeklarimit;
fotokopje të kartës së identitetit;
certifikatë familjare;
8. Nëse gjatë shqyrtimit të dokumentacionit, rezulton se aplikanti nuk plotëson kriteret e përcaktuara, ai s’kualifikohet nga procesi i konkurrimit. Aplikanti njoftohet nëpërmjet email-it të evidentuar nga ana e tij në formularin e aplikimit në lidhje me arsyet e skualifikimit.
I.II. PROCESI I VLERËSIMIT, KONTROLLIT DHE TESTIMIT
1. Aplikantët i nënshtrohet procesit të vlerësimit, testimit dhe kontrollit i cili përfshin:
Nr
Lloji i vlerësimit/kontrollit
Pesha specifike
Periudha
1
Vlerësimin sipas notës mesatare të shkollës së mesme të lartë,
50 % të vlerësimit të përgjithshëm; (5 pike për çdo note. Psh. Nota mesatare 8 x 5 pike = 40 pike)
07 – 10 gusht 2024
2
Testim fizik
30% të vlerësimit të përgjithshëm
09 – 12 gusht 2024
3
Intervista me goje
20% të vlerësimit të përgjithshëm
13 – 16 gusht 2024
4
Testimit psikologjik
Kalues/jo kalues
13 – 16 gusht 2024
5
Kontrolli shëndetësor
I afte/jo i afte
17 – 21 gusht 2024
2. Testimi fizik, intervista me goje, testit psikologjik si dhe kontrolli shëndetësor kryhen sipas rregullave dhe procedurave te përcaktuara ne Vendimin nr. 100, datë 08.05.2024, të Senatit Akademik, “Për miratimin e kuotave dhe kritereve të pranimit të studentëve nga shkollat e mesme, në programin e ciklit të parë të studimeve “Bachelor” në Akademinë e Sigurisë” në “Siguria dhe hetimi”, në Akademinë e Sigurisë”, për vitin akademik 2024 – 2025.
3. Aplikantët njihen me rezultatet e testimit kundrejt nënshkrimit brenda ditës kur ata zhvillojnë testimin.
I.III NXJERRJA DHE PUBLIKIMI I REZULTATEVE
1. Aplikantët fitues shpallen vetëm, aplikantët e renditur në liste sipas rezultateve në rend zbritës, brenda 100 kuotave të shpallura për konkurrim, të cilët plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara.
3. Komisioni i Pranimit me datën 25 gusht 2024, afishon dhe publikon listat e renditjes së aplikantëve, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID-në e tyre të maturës, në mënyrë që të respektohen përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Akademia e Sigurisë ngarkon një kopje elektronike të këtyre listave në portalin U-Albania.
I.V. ANKIMIMI:
1. Çdo aplikant ka të drejtën e ankimimit mbi rezultatet e arritura. Ankimimi bëhet me datën 26 gusht 2024, pranë Komisionit të Ankimimit.
2. Komisioni i ankimimit në periudhën 27 – 28 Gusht 2024 bën shqyrtimin e ankesave si dhe njofton aplikantët mbi rezultatet e ankimimit.
3. Vendimet e Komisionit të Ankimimit bëhen pjese e rezultateve përfundimtare të aplikantëve nga Komisioni i Pranimit.
4. Komisioni i Ankimimit, ngrihet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
I.VI SHPALLJA E REZULTATEVE PËRFUNDIMTARE DHE REGJISTRIMI I APLIKANTËVE
1. Pas përfundimit të procesit të ankimimit, Komisioni i Pranimit më datën 29 gusht 2024 bën publikimin në portalin U-Albania, të listës së aplikantëve fitues në rend zbritës.
2. Me datën 30 gusht – 13 shtator 2024, Komisioni i Pranimit bën regjistrimin e aplikantëve fitues. Aplikantët fitues në momentin e regjistrimit, dorëzojnë dokumentacionin shtese i cili përfshin:
a) certifikatë e gjendjes gjyqësore;
b) Diplome të shoqëruar me liste notash që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm (e noterizuar);
c) vërtetim që është i regjistruar për marrjen e dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
ç) Vërtetim nga gjykata që nuk është në gjykim për vepër penale;
d) Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
dh) Vërtetim nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
3. Nëse pas përfundimit te raundit të parë, nuk plotësohen kuotat e lira për konkurrim, procesi i aplikimit dhe regjistrimit rifillon sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në urdhrin e përbashkët të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Qendrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar Nr. 112, datë 05.07.2024 “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të larte, viti akademik 2024 – 2025”.
4. Aplikantët fitues shpallen vetëm, aplikantët e renditur në liste sipas rezultateve në rend zbritës, brenda 100 kuotave të shpallura për konkurrim.
5. Nëse në përfundim të të gjitha raundeve, nuk plotësohet numri i kuotave të shpallura për konkurrim (100 kuota), kuotat plotësohen me aplikantë nga punonjësit e rolit bazë, pjese e strukturave të Policisë së Shtetit, të përcaktuar në piken II të këtij njoftimi.
II. PROCEDURAT QE NDIQEN PËR PUNONJËSIT E ROLIT BAZË, PJESE E STRUKTURAVE TË POLICISË SË SHTETIT.
1. Kane të drejtë të aplikojnë për të ndjekur studimet pranë Akademisë së Sigurisë në programin “Siguria dhe Hetimi”, në ciklin e parë të studimeve Bachelor, me kohëzgjatje 3 vite akademike, punonjësit e policisë së rolit baze, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Te këtë notën mesatare të shkollës së mesme dhe provimeve të maturës jo më pak se 6.5;
Nota mesatare duhet të jetë e përllogaritur nga institucionet arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar. Për aplikantët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit, njëvlershmërinë e dokumenteve dhe përllogaritja e notës mesatare të bëhet nga institucionet arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar.
Nota mesatare për pranimin në institucionet e Arsimit të Lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë vijon:
mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm;
mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.
Të jetë në moshën jo më shumë se 25 vjeç në ditën e fillimit të vitit akademik;
Të ketë përfunduar me sukses periudhën e provës;
të ketë vlerësim të aftësive individuale të punës jo më ulët se 70% të vlerësimit të përgjithshëm. Vlerësimi i aftësive individuale do të kryhet si vlerësim i veçantë për efekt konkurrimi;
të jetë parashkruar masa disiplinore për shkelje të rëndë, sipas afatit të përcaktuar në nenin 96 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar;
të mos ketë filluar ndaj tij procedimi penal;
të mos ketë filluar ndaj tij procedimi disiplinor për shkelje të rëndë;
Të mos i jete refuzuar, hequr apo ndërprerë pajisja me Certifikatën e Sigurimit të Personelit (CSP).
2. Faza e aplikimeve të fillojë më datë 01.08.2024 dhe të përfundojë më datë 31.08.2024.
3. Çdo punonjës policie që plotëson kriteret e përcaktuar në piken II/1 të këtij urdhri dhe kërkon të konkurrojë për fillimin e studimeve në ciklin e parë “Bachelor” në Akademinë e Sigurisë, në vitin akademik 2024 – 2025, jo me vone se data 31.08.2024, duhet të dorëzojë formularin e aplikimit si dhe formularin e vetëdeklarimit në strukturat e burimeve njerëzore ku është në detyrë.
4. Aplikantët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë njoftim, i nënshtrohen fazave të mëposhtme të vlerësimit dhe konkurrimit pranë ambienteve të Akademisë së Sigurisë.
a) vlerësim administrativ deri 10 pikë;
b) vlerësim i performancës deri 30 pikë,
c) test me shkrim deri 40 pikë; (Testi me shkrim përfshin kontrollin e njohurive profesionale të punonjësit, mbi kurrikulën e Shkollës Bazë “Patrullë e Përgjithshme, rregullat dhe procedurat që normojnë punën e Policisë së Shtetit);
d) intervistë me goje deri 20 pikë, (Intervista përfshin vlerësimin e aftësive komunikuese, imazhit profesional, punës në ekip, zgjidhjes së problemit, integritetit dhe njohjes së Rregullores së Policisë).
6. Komisioni i Gradimit, brenda datës 10.09.2024, bën shqyrtimin e dokumentacionit si dhe kryen vlerësimin administrativ të aplikantëve.
7. Aplikantët që nuk plotësojnë kriteret për konkurrim, i kthehet përgjigje me shkrim për arsyet e skualifikimit nga Komisioni i Gradimit.
8. Komisioni i gradimit harton listën e aplikantëve qe plotësojnë kriteret ligjore, njofton aplikantët mbi rezultatet e vlerësimit administrativ si dhe i publikon ato në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
9. Komisioni i Gradimit për vlerësimin dhe ndjekjen e procesit të konkurrimit të zbatojë dispozitat e përcaktuara në Rregulloren “Mbi përbërjen dhe funksionimin e komisioneve të gradimit dhe ankimit, rregullave dhe procedurave që ndiqen në procesin e vlerësimit të aplikantëve dhe zhvillimin e konkurrimit për gradë në Policinë e Shtetit”, miratuar me urdhër nr. 499, datë 01.06.2021, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i ndryshuar,
10. Aplikantët njihen me rezultatet e testimit me shkrim dhe intervistës brenda datës kur ata zhvillojnë testimin. Nëse aplikanti është vlerësuar me më pak se 70 % të pikëve, s’kualifikohet. Kur aplikantët që janë vlerësuar kanë pikë të barabarta, renditja e tyre bëhet në rend zbritës sipas rezultatit të vlerësimit me shkrim.
11. Shpallen fitues vetëm aplikantët e renditur në liste sipas rezultateve në rend zbritës, brenda kuotave të lira (50 kuota) të shpallura për konkurrim, të cilët janë vlerësuar me të paktën 70 % të pikëve në vlerësimin e përgjithshëm.
12. Nëse numri i kuotave (100 kuota), nuk plotësohet nga shtetasit të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të larte të përcaktuar në piken I të këtij njoftimi, kuotat plotësohen me aplikantë nga punonjësit e rolit bazë, të cilët të cilët janë vlerësuar me të paktën 70 % të pikëve në vlerësimin e përgjithshëm.
13. Në përfundim të procesit të vlerësimit dhe testimit, Komisioni i Gradimit harton listën e rezultateve sipas rendit zbritës.
14. Çdo aplikant ka të drejtën e ankimimit gjatë gjithë procesit të konkurrimit brenda 2 ditësh nga marrja dijeni për rezultatin e vlerësimit/testimit pranë Komisionit të Ankimimit, i përberë nga:
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit Kryetar
Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Anëtar
Drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Anëtar
15. Komisioni i Ankimimit shqyrton ankesat e administruara nga sekretaria teknike dhe merr vendim brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e përfundimit të afatit të ankimimit. Ankuesit i kthehet përgjigje zyrtare brenda 3 (tre) ditëve pune.
Shkarkoni formularët:
FORMULARI I APLIKIMIT PER PRANIM NE POLICI: https://files.fm/u/cq9kmfergu
FORMULAR VETDEKLARIMI PER PRANIM DHE RIKTHIM NE POLICI: https://files.fm/u/6dfvmb39et
SKEDA MJEKESORE: https://files.fm/u/fcq5vs4r77
PDF Scanner 30-07-24_1722344198385Download
Policia e Shtetit, thirrje maturantëve që të aplikojnë për studime në Akademinë e Sigurisë
Maturantët nga i gjithë vendi, nga sot deri më datë 4 gusht 2024, kanë mundësinë të aplikojnë nëpërmjet UAlbania.al, për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.
Me thirrjen e maturantes Pamela Buzi, për bashkëmoshatarët e saj, për të aplikuar në Akademinë e Sigurisë, Policia e Shtetit fton edhe një herë, të rinjtë dhe të rejat, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.
Rihapen aplikimet për formularin A1/A1Z për të gjithë maturantët e viteve të kaluara që duan të regjistrohen ne universitet këtë vit,në AKADEMINE E SIGURISE.
Do mund te aplikoni për formularin në e-Albania ne datën 05 gusht,ora 08:00-16:00.Pas aplikimit duhet të shkoni ne shkollën ku jeni diplomuar për të përfunduar aplikimin.
Ky është shansi i fundit për ish maturantët që duan të aplikojnë gjatë raundit të dytë.
Urdher-PDF-A1-A1Z-05.08.2024Download
EDHE DY DITË PËR TË APLIKUAR PËR AKADEMINË E SIGURISË ✍️ BASHKOHU ME POLICINË E SHTETIT 🚔 APLIKO NË: www.UAlbania.al 🌐 #aplikopërakademinëesigurisë #bashkohumepolicinë #aplikonëUALbania
Kerkese per aplikim specialist bibloteke,05.08 2024Download
Bashkengjitur do te gjeni listen e aplikanteve ne rend zbrites sipas mesatares te aplikanteve qe kane aplikuar ne programin Bachelor “Siguri dhe Hetimi” ne Akademine e Sigurise.
Ju kujtojme se regjistrimet ne Akademine e Sigurise behen ne datat 7 dhe 8 Gusht.
Ju lutem te paraqiteni me dokumentacionin perkates.
LISTA PER PUBLIKIM DT 06.08.2024Download
Vazhdojnë testimet në Akademinë e Sigurisë. Aktualisht është duke u zhvilluar“vleresimi fizik” për fillimin e studimeve ne programin mësimor “Bachelor” për “Siguri dhe Hetim”. Fituesit e kesaj faze do të vijojne me intervistën dhe kontrollin mjekësor.
Urojmë suksese aplikantëve në vazhdimësi të testimeve për tu përzgjedhur më të mirët në Akademinë e Sigurisë.






Lista e aplikanteve fitues per studimet Bachelor ne Akademine e Sigurise,pas procesit te ankimimitLista sipas rendit zbrites te rezultateve te arritura per pranimet ne programin Bachelor ne Akademine e Sigurise.
Përshëndetje te nderuar,
Ne lidhje me ftesën e ardhur nga Policia e Dubait për Policinë e Shtetit Shqiptar (emaili bashkelidhur), për bursat e studimit dhe programeve profesionale, në programin “Diploma Profesionale në Lidershipin Policor dhe Inovacionin, po Ju dërgojmë informacionin shtese qe sapo na ka ardhur, si me poshtë:
1. Të nominuarit për shtet janë 2 kandidatë.
Diploma do të zgjasë për 16 javë nga 13 janari 2025.
Regjistrimi mbyllet në 30 shtator 2024.
2. Programi është krijuar për liderët e ardhshëm, emërimi i nivelit mbikëqyrës synohet nga mosha 21 deri në 45 vjeç.
3. Policia e Dubait do të mbulojë shpenzimet (akomodimi, ushqimi, transporti, uniformat, materialet e studimit dhe biletat e fluturimit), shpenzime të tjera si dhe kompensimi (para xhepi dhe laptop) duhet të sigurohen nga agjencia juaj.
4. Gjuha zyrtare e diplomës është anglishtja
5. Akademia e Policisë në Dubai është vendi ku do të zhvillohet PIL.
6. Aplikimet do të fillojnë nga data 1 Shtator 2024 dhe regjistrimi do të bëhet përmes https://www.dubaipolice.gov.ae
7. Aplikimet duhet të mbështeten nga rekomandimet nga organizata e aplikantit.
Faleminderit për bashkëpunimin.
Ju bëjmë me dije mbi ftesën e ardhur nga Policia e Dubait për Policinë e Shtetit Shqiptar, për bursat e studimit dhe programeve profesionale, në programin “Diploma Profesionale në Lidershipin Policor dhe Inovacionin”, si dhe në Samitin e Policisë Botërore.
Këto bursa përfaqësojnë një mundësi unike për të pёrmirёsuar njohuritë tuaja, për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe për t’u angazhuar me liderë globalë në fushën e policimit dhe inovacionit.
1. Programi “Diploma Profesionale në Lidershipin Policor dhe Inovacionin” (PIL): Janar 2025
Në bashkëpunim me entitete prestigjioze ndërkombëtare, ky program aspiron të krijojë një pikë referimi globale në polici. Qëllimi është të fuqizojmë agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë botën që të përmirësohen në udhëheqje dhe të miratojnë strategji novatore kundër krimit. Pjesëmarrësit do të angazhohen me koncepte dhe praktika të avancuara të dizajnuara për të rritur aftësitë e tyre drejtuese dhe për të nxitur inovacionin brenda organizatave të tyre përkatëse.
Kërkesat për pjesëmarrje në këtë program janë si më poshtë:
Grada policore kryekomisar – drejtues
Aftësi në gjuhën angleze (rezultati IELTS 5.5/ niveli më i lartë)
Përfundimi me sukses i një interviste online me komitetin përzgjedhës të organizatorit
Tё posedoj një pasaporte standarde
Një letër qё tregon se organizata jonë nuk paraqet kundërshtim
Të gjitha shpenzimet për programin do të mbulohen plotësisht. (Kjo përfshin akomodimin, ushqimin, veshjet e kursit dhe transportin për dhe nga aeroporti. Periudhat e pushimit do të caktohen në fundjavë dhe në përputhje me axhendën e trajnimit).
2. Samiti Botëror i Policisë: maj 2025
Samiti i Policisë Botërore është një ngjarje kryesore që bashkon profesionistë të zbatimit të ligjit nga e gjithë bota. Ky samit do të ketë folës kryesorë, diskutime në panel dhe seminare të fokusuara në çështjet më urgjente në policimin sot.
Sipas materialeve të dërguara ofrohen këto programe:
Modulet e diplomës
1. Shoqëria e UAE (Emiratet e Bashkuara) dhe zbatimi i ligjit 8 orё, 2 ditё
2. Pёrfshirja e teknologjive tё reja në zhvillim, 20 orё, 8 ditё
3. Lidershipi policor dhe inovacioni, 40 orё, 10 ditё
4. Policimi në qytetet inteligjente, 20 orё, 5 ditё
5. Menaxhimi i riskut, rezistenca dhe vazhdimësia e biznesit në polici, 20 orё, 5 ditё
6. Psikologjia e organizatës së policisë, 20 orё, 5 ditё
7. Parashikimi dhe planifikimi i policisë dhe sigurisë, 20 orё, 5 ditё
8. Transformimi dixhital për parandalimin e krimeve financiare, 20 orё, 5 ditё
Kurse trajnimi
1. Aftësia në qitje, 25 orё, 5 ditё
2. Specialist i armëve, 40 orё, 5 ditё
3. Forcat e ndёrhyrjes sё shpejtё, 90 orё, 15 ditё
4. Planifikimi operacional, 30 orё, 5 ditё
5. Kurs pёr mbijetesёn e oficerёve, 20 orё, 10 ditё
6. Mbledhja e provave, 30 orё, 5 ditё
Shënim:
Bashkëlidhur programet në anglisht.
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni kolonelin Tariq al Suwaidi në numrin +971501898788.
Lutemi na dërgoni kërkesat e strukturës tuaj ku Ju keni interes, në një kohë sa më të shpejt.
Faleminderit për bashkëpunimin.Lista e aplikanteve fitues per studimet Bachelor ne Akademine e Sigurise,pas procesit te ankimimit.
Kalendari Akademik per Programin Specialist te hetimit te krimit,viti akademik 2023-2024
Shpallje e kritereve per pozicion pune Specialist per Sherbimet Mbeshtetese ne Akademine e Sigurise.Dt 03.09.2024
Udhezim nr.160 date 02.09.2024 Per Percaktimin e Rregullave dhe Procedurave per Perzgjedhjen e Kandidatit per Drejtor te Pergjithshem te Policise se Shtetit
Shpallje e kritereve per pozicion pune sanitare dt.10.09.2024
Bashkëlidhur është lista e aplikantëve që do të paraqiten dt.12.09.2024 në Akademinë e Sigurisë për regjistrim në programin “Siguria dhe Hetimi”në fazën e fundit të raundit të parë të aplikimeve , pasi është bërë regjistrimi i 100 aplikantëve të parë.Lista është vijim i listës së shpallur në fillimin e regjistrimeve te raundit të parë.Shpallja e saj bëhet për plotësimin e 36 kuotave,ngelur pa u plotësuar, pas përfundimit të konkurimit në radhët e Policisë së Shtetit.
Shpallje e kritereve per pozicion pune sanitare dt.17.09.2024
Ambjentet e Akademisë së Sigurisë u vizituan nga z.Joseph S. Augeri, Drejtues i Divizionit të Trajnimit Ndërkombëtar të Qendrave Federale të Trajnimit për Zbatimin e Ligjit.Gjatë kësaj vizite z. Augeri u shoqërua nga z.Richard Deasy, Atashe i Programit ICITAP në Shqipëri.
z. Augeri, u prit nga Rektori Prof. Ilirjan Mandro, i cili bëri një prezantim të aktivitetit mësimor në Akademi duke u përqëndruar në prioritetet startegjike të saj. Gjatë bashkëbisedimit, u trajtuan tematika bashkëpunimi kryesisht në mbështetje me ekspertë për përgatitjen e specialistëve të rinj të BKH-së, hartimin e programeve mësimore në fushën e krimit kibernetik, inteligjencës artificiale dhe hetimit të krimi.
Drejtuesi i Programit ICITAP, z. Deasy, u tregua i gatshëm të ndihmonte në zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi si dhe në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe programore.Gjithashtu krijoi mundësinë për një grup drejtuesish të AS-së dhe Policisë së Shtetit në Tetor të këtij viti të zhvillojnë një vizitë studimore në FLETC (Federal Law Enforcement Training Centers). Kjo vizitë do të krijojë mundësinë e njohjes dhe shkëmbimit të eksperiencave të sistemeve arsimore trajnuese si dhe do të krijojë hapësirat e një bashkëpunimi profesional ndërmjet FLETC-it dhe Akademisë së Sigurisë.




Në ambjentet e Rektoratit, Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof.Dr. Ilirjan Mandro, priti zv.Ambasadoren në detyrë znj.Kathryn Hammond, ekspertët z.Hoang Ly, Frank Olivia dhe Scott Sëeetoë të cilët për disa javë afruan eksperiencën dhe ekspertizën e tyre në fushën e antiterrorizmit.
Në takim znj.Kathryn Hammond vlerësoi bashkëpunimin midis Akademisë së Sigurisë dhe agjensive të tjera partnere për një rend të sigurt dhe paqësor.
Takimi ishte miqësor dhe premtues për bashkëpunime të tjera në vijimësi.

Fillimi i vitit akademik 2024-2025, ka mobilizuar stafin akademik dhe logjistik për të marrë masa për një fillim viti dinjitoz në fushën e mësimdhënies dhe atë të mbështetjes logjistike. Në mbledhjen e Senatit të Akademisë Drejtor/Administratori i Akademisë së Sigurisë, raportoi për masat që po merren për këtë fillim viti 2024-2025. Në këtë mbledhje u morën disa vendime të rëndësishme si :
– Miratimi i programit akademik “Bachelor”, për vitet 2024-2027;
– Miratimi i programit mësimor për kursin “Specialist për Hetim Krimi” me kohëzgjatje një vit akademik;
– Miratimi i programit Akademik “Patrullë e Përgjithshme” (Kursi XX);
– Miratimi i stafit të jashtëm akademik në lëndët universitare;
– Miratimi i stafit të jashtëm akademik “Specialist nga Strukturat e Policisë së Shtetit”;
– Miratimi i “Programit të punës për vitin akademik 2024-2025” në Akademinë e Sigurisë;
– Miratimi i “Programit të punës shkencore” në Akademinë e Sigurisë.
Vendimet do të vazhdojnë të bëhen publike në faqen e Akademisë së Sigurisë.

Në kuadër të bashkëpunimit të Akademisë së Sigurisë me departamentin e Shtetit Programin ATA, në ambjentet e Akademisë së Sigurisë për disa javë u zhvillua trajnimi “Roli i Liderave te Policisë kundër Terrorizmit”.
Kursi i zhvilluar trajtoi problematika të rëndësishme dhe aktuale në fushën e terrorizmit, zbulimin dhe parandalimin e akteve terroriste.
Në përfundim të tij zv ambasadorja në detyrë Kathryn Hammond dhe ekspertët Hoang Ly, Frank Olivia dhe Scott Sëeetoë zhvilluan ceremoninë e çertifikimit.

Njoftim per aplikim per zv/rektor te Akademise se Sigurise. dt 27.09.2024
Ne zbatim te nenit 13 te statutit te Akademise se Sigurise dhe nenit 40 te arsimit te larte,te interesuarit te bejne aplikim prane zyres se rektorit brenda dates 03.10.2024 me dokumentacionin perkates sipas kerkesave te ligjit.
Urime 23 oficerëve —20 nga Policia e Shtetit dhe 3 nga Drejtoria e Burgjeve, për përfundimin me sukses të kursit të 7-të të Hetimit të Krimit! Këtë javë, misioni i Departamentit të Drejtësisë i SHBA, Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) në Tiranë, iu bashkua Akademisë Shqiptare të Sigurisë dhe Policisë së Shtetit për të shënuar këtë diplomim. Ky trajnim i specializuar është pjesë e një nisme të ICITAP që synon të forcojë dhe të çojë më tej aftësitë e oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të gjithë personelit të zbatimit të ligjit të përfshirë në hetimin e krimit, në të gjitha nivelet sipas standardeve kombëtare të pranuara. Që nga viti 2005, ICITAP ka pasur një partneritet të qëndrueshëm me Akademinë e Sigurisë duke kontribuar në trajnimin dhe zhvillimin profesional të Policisë së Shtetit.
Congratulations to the 23 officers —20 from the State Police and 3 from the Prisons Directorate, on successfully completing the 7th Basic Crime Investigation Course! This week, the U.S. Department of Justice, International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP) mission in Tirana, joined the Albanian Security Academy and State Police to mark this graduation. This specialized training is part of an ICITAP initiative which aims to strengthen and advance the skills of Judicial Police Officers and all law enforcement personnel involved in crime investigation, across all levels on agreed national standards. Since 2005, ICITAP has maintained a long-standing partnership with the Security Academy contributing to the training and professional development of the Albanian State Police.






Akademia e Sigurisë, institucioni elitar, që vijon përgatitjen e gjeneratës së re në Policinë e Shtetit.
150 të rinj e të reja 
nisin sot rrugën e gjatë e të bukur të arsimimit, në sistemin ‘Bachelor’, rikthyer pas gati dy dekadash. Ndërsa 400 punonjës të rolit bazë të diplomuar, nisin sot punën në terren, për t’i kthyer shoqërisë pas, kontributin e dhënë për shkollimin e tyre
Më 9 tetor 2024, projekti EU4LEA mbështetur dhe nga Akademia e Sigurisë organizoi një tryezë të rrumbullakët për rritjen e kapaciteteve profesionale të strukturave të Policisë së Shtetit dhe prokurorisë në “Luftën kundër krimeve mjedisore”.
Element i rëndësishëm në këtë takim ishte iniciativa për një strategji praktike që synon përmirësimin e hetimit të këtyre veprave penale, në përputhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Takimi u fokusua në diskutimin e progresit të bërë në trajtimin e krimeve mjedisore, në identifikimin e zgjidhjen e çdo sfide.
Në përfundim të takimit u theksua se duhet forcuar puna për të mbështetur strukturat ligjzbatuese në forcimin e kapaciteteve të tyre për të hetuar dhe parandaluar krimet mjedisore, duke siguruar që Shqipëria të jetë e përgatitur mirë për sfidat e ardhshme ndërsa i afrohet anëtarësimit në BE. Kjo nismë luan një rol vendimtar në avancimin e synimeve më të gjëra të vendit për integrimin në BE dhe mbrojtjen e burimeve të tij natyrore dhe luftës kundër pastrimit të parave.
Akademia e Sigurisë me mbështetjen me ekspertizë nga projekti EU4LEA, po plotëson kurrikulat në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, me modulet e “Luftës kundër krimeve mjedisore”.

Në ambjentet e Universitetit të Tiranës u mbajt takimi i parë me Rektorët e sapo zgjedhur, ku nga Kryetari i Konferencës së Rektorëve, Profesor Artan Hoxha, të pranishmit u njohën me “Veprimtarinë e Konferencës së Rektorëve të institucioneve të Arsimit të Lartë për periudhën 2020-2024”.
Ministria e Arsimit dhe e Sportit, znj.Ogerta Manastirliu, e pranishme në takim, vlerësoi punën e bërë nga universitetet publike dhe private si dhe për masat e marra për fillim vitin akademik 2024-2025.
Në këtë takim u zhvillua dhe procesi i zgjedhjes së Kryetarit të Konferencës Prof.Artan Hoxha. Nënkryetarë të konferencës u zgjodhën Prof.Tonin Gjuraj dhe Prof.Besnik Aliaj.
Në përfundim të takimit Konferenca e Rektorëve, vendosi disa prioritete të cilat do jenë moto e punës në universitetet e vendit si:
-Mirëmanaxhimi i universiteteve, në drejtim të cilësisë dhe standarteve europiane, programeve të reja, specializimi i universiteteve, drejtimi institucional, zbatimi i standardeve për klasifikim sa më të mirë të tyre në rankimin ndërkombëtar, kërkimin shkencor dhe administrimin financiar;
-Pjesëmarrje dhe angazhim më të madh në projektet europiane të kërkim zhvillimit, nëpërmjet një bashkëpunimi sa më të gjerë ndërmjet universiteteve;
-Vazhdimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit për përmirësime ligjore për statusin, rolin dhe funksionimin e universiteteve;
-Komunikimi publik i universiteteve dhe kontributi i tyre me ide, platforma zhvillimi, politika publike, edukim i gjerë, partneritete me qeverinë dhe pushtetin lokal;
-Vënia në jetë e programeve kërkimore shkencore me diasporën dhe tërheqja e studentëve të diasporës, rajonit dhe më gjerë.
Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof.Ilirjan Mandro, si anëtar i kësaj konference, mori përkrahje dhe mbështetje nga të pranishmit për realizimin e objektivave dhe sfidave që ka zhvillimi i arsimit të lartë.



Në bashkëpunim me ekspertët të EU4LEA, stafi drejtues i Akademisë së Sigurisë po punon intesivisht për hartimin e një programi mësimor/kurrikula trajnimi “Krimi ambjental”. Kurrikulat do të hartohen për disa nivele shkollimi, për kursantët e Kolegjit Profesional Policor, studentët e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit dhe për strukturat vendore të cilat do të marrin njohuri gjatë zhvillimit të trajnimeve vazhduese.



Forcimi dhe rritja e kapaciteteve të ekspertëve të këqyrjes së vendit të ngjarjes afroi në ambjentet e Akademisë së Sigurisë me mbështetjen dhe ekspertizë të programit EU4LEA, ekspertë të vendit të ngjarjes nga Drejtoritë vendore të Policisë.Trajnuesit, ekspertë me përvojë nga Policia Shkencore Italiane, afruan te kolegët shqiptar informacionet më të reja shkencore në drejtim të kërkimit, zbulimit, marrjes, administrimit dhe transportimit të provave materiale nga vendi i ngjarjes.
Trajnimi ishte informues dhe mjaft praktik duke përdorur mjete dhe pajisje të reja teknike të sjella nga homologët Italianë.


Bashkëpunimi i Akademisë së Sigurisë me Shkollën e Magjistraturës, konsiston dhe në organizimin e trajnimeve të përbashkëta me magjistratët. Një grup prokurorësh dhe oficerësh të policisë gjyqësore, morën informacion nga ekspertët, Prof.Ilirjan Mandro dhe prokuror Andi Pogaçe, mbi disa problematika të cilat së fundmi janë bërë shqetësuese gjatë veprimeve të këqyrjes së vendit të ngjarjes.
Në referimet e tyre praktike ekspertët trajtuan raste pozitive ku me anë të provave materjale të fiksuara në vendin e ngjarjes apo veprimeve të sakta proçeduriale ishte bërë e mundur zbulimi i autorëve të ngjarjes.
Gjithashtu u vu theksi dhe në raste ku neglizhenca në administrimin apo marrjen e provës materjale nga vendi i ngjarjes apo moskorrektësia e evidentimit të tyre në proçesverbalin e këqyrjes çonte në dështimin e proçesit, pra në mos zbulimin e autorëve të ngjarje.
Trajnimi u karakterizua nga diskutime profesionale ku të pranishmit sollën në vëmendje raste nga praktika dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre. Z. Mandro dhe prokurori Andi Pogaçe, bënë evidente rregullat teknike dhe proçeduriale që duhet të zbatojnë gjatë këqyrjes së vendit të ngajrjes, zbatimin rigoroz të metodave shkencore për zbulimin e provave si dhe korrektesën në mbajtjen e proçesverbaleve të këqyrjes së vendit të ngjarjes.



Drejtuesi i Instutit të Policisë Shkencore z.Niko Brahimaj dhe drejtuesi i Programit EU4LEA z.Fabio Ottaviani, patën takim në rektoratin e Akademisë së Sigurisë me Rektorin e kësaj Akademie, Profesor Ilirjan Mandro. Diskutimi i tyre u fokusua në bashkëpunimin midis strukturave dhe institucionit arsimor në rritjen e kapaciteteve profesionale të ekspertëve kriminalistë në strukturat e Policive Vendore. Gjatë takimit Drejtori i IPSH, u tregua optimist në këtë bashkëpunim si dhe afroi ndihmë me pajisje teknike për të bërë këto trajnime sa më praktike.
U dakortësua nga të pranishmit hartimi i një plan kalendari për zhvillimin e trajnimeve formuese dhe specializuese.

Këtë javë, Rektori i Akademisë së Sigurisë të Policisë së Shtetit, profesor Ilirjan Mandro, iu bashkua përfaqësuesve të ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së SHBA në Boston, MA, për konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë (IACP) për vitin 2024. Udhëheqës nga mbarë bota ndanë praktikat më të mira dhe diskutuan çështjet globale të policisë, duke përfshirë rekrutimin dhe trajnimin, mirëqenien e oficerëve, gratë në polici, transformimin organizativ, policinë në komunitet, teknologjitë e reja dhe shkëmbimin ndërkombëtar të inteligjencës për të kundërshtuar kërcënimet ndërkombëtare. Rektori Mandro u angazhua me udhëheqësit e zbatimit të ligjit në SHBA, duke theksuar partneritetin e shkëlqyer midis Ambasadës së SHBA dhe Akademisë së Sigurisë, dhe informoi drejtuesit ekzekutivë mbi akreditimin e Akademisë së Sigurisë, trajnimet në hetimet kriminale dhe përpjekjet për rekrutimin e grave në polici. Ambasada e SHBA, ICITAP dhe INL janë krenare që janë partnere me Akademinë e Sigurisë të Policisë së Shtetit për të çuar përpara bashkëpunimin, trajnimin dhe standardet e zbatimit të ligjit në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
This week, Rector of the Albanian State Police Security Academy, Professor Ilirjan Mandro, joined U.S. Embassy DOJ-ICITAP representatives in Boston, MA for the 2024 International Association of Chiefs of Police (IACP) conference. Leaders from across the globe shared best practices and discussed global policing matters, including recruitment and training, officer wellness, women in policing, organization transformation, community policing, emerging technologies, and international intelligence-sharing to counter transnational threats. Rector Mandro engaged with leaders in U.S. law enforcement, highlighting the excellent partnership between the U.S. Embassy and the Security Academy, and updated executive leaders on the Security Academy accreditation, criminal investigation training, and women in policing recruitment efforts. The U.S. Embassy, ICITAP, and INL are proud to partner with the Albanian State Police Security Academy to advance law enforcement cooperation, training, and standards for rule of law on Albania’s path to EU accession.

Më 24 tetor 2024, Qendrat Federale të Trajnimit për Zbatimin e Ligjit në SHBA (FLETC), në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA dhe DOJ-ICITAP, organizuan një vizitë studimore për Profesor Ilirjan Mandron, Rektorin e Akademisë së Sigurisë të Policisë së Shtetit Shqiptar, në Glynco, GA. Udhëheqësit nga e gjithë struktura e FLETC ndanë praktikat më të mira për programet e trajnimit, menaxhimin organizativ, zhvillimin e instruktorëve për zbatimin e ligjit, akreditimin, metodat kërkimore, dizajnin e sistemeve mësimore, krimet kibernetike dhe financiare, operacionet hetimore dhe intervistat për shkencën e sjelljes. Rektori Mandro informoi drejtuesit ekzekutivë të FLETC për transformimin e Akademisë së Sigurisë, duke theksuar partneritetin e shkëlqyer mes Ambasadës së SHBA dhe Akademisë së Sigurisë, akreditimin e fundit nga IADLEST, trajnimin për hetimin penal, programin e trajnimit të instruktorëve dhe përpjekjet për rekrutimin e grave dhe vajzave në polici. Rektori Mandro dhe drejtuesit e FLETC diskutuan për thellimin e partneritetit në fushat e trajnimit të udhëheqjes, qëndrueshmërisë së akreditimit dhe programin e kurrikulës së hetimeve kriminale. Ambasada e SHBA, ICITAP dhe FLETC janë krenarë që bashkëpunojnë me Akademinë e Sigurisë të Policisë së Shtetit për të përmirësuar bashkëpunimin, trajnimin dhe standardet pe shtetit ligjor në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
On October 24, 2024, the U.S. Federal Law Enforcement Training Centers (FLETC), in partnership with the U.S. Embassy and DOJ-ICITAP, hosted a study visit for Professor Ilirjan Mandro, Rector of the Albanian State Police Security Academy in Glynco, GA. Leaders from across the FLETC enterprise shared best practices training curriculum, organizational management, law enforcement instructor development, accreditation, research methodologies, instructional systems design, cyber and financial crimes, investigative operations, and behavioral science advanced interviewing. Rector Mandro briefed FLETC executive leaders on the Security Academy transformation, highlighting the excellent partnership between the U.S. Embassy and the Security Academy, the recent IADLEST accreditation, criminal investigation training, instructor train the trainer program, and women in policing recruitment efforts. Rector Mandro and FLETC leadership discussed deepening the partnership in areas of leadership training, accreditation sustainability, and criminal investigations curriculum. The U.S. Embassy, ICITAP, and FLETC are proud to partner with the Albanian State Police Security Academy to advance law enforcement cooperation, training, and standards for rule of law on Albania’s path to EU accession.








Në datën 05 Nëntor 2024, staf dhe studentë të Akademisë së Sigurisë, morën pjesë në Konferencën Kombëtare “Gruaja, Paqja dhe Siguria”. Konferenca u përshëndet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Përfaqësues i UN Women në Shqipëri, Kreut të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj përshëndetëse znj.Romina Kuko, zv.Ministre e Ministrisë së Brendshme vlerësoi rritjen e numrit të pjesëmarrjes së femrës jo vetëm në administratën shtetërore, por dhe në strukturat e rendit dhe sigurisë publike. Znj. Alba Agolli drejtuese e projektit, UN Women, në sesion të veçantë trajtoi problemin e grave ushtarake, sfidat, arritjet, vizioni për të ardhmen. Studentët dhe stafi i Akademisë së Sigurisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u treguan aktivë me diskutimet e tyre në panelin “Të rinjtë, Paqja dhe Siguria”, e moderuar nga znj.Anne-Elisabeth Gautier, shefe e njësisë së Bashkërendimit të Programeve, prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
Kjo konferencë pati vlerat e saj pasi evidentoi ecurinë e zhvillimit të rolit të femrës në strukturat ligjzbatuese, integrimin e tyre në proçeset strategjike dhe vendimmarrje si dhe në rolin e shoqërisë civile në proçeset e sigurisë.



Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërkombëtarizimit të Akademisë së Sigurisë në datën 07 Nëntor 2024, 18 studentë që ndjekin studimet ne Universitetin e Policisë së Gjermanisë, të shoqëruar nga stafi pedagogjik dhe oficeri ndërlidhës i Policisë Federale Gjermane në Shqipëri, zhvilluan një takim me Rektorin e Akademisë së Sigurisë Prof.Ilirjan Mandro.
Z. Mandro miqve ju bëri një prezantim të punës mësimore, përgatitjes fizike dhe psikologjike që zhvillohej me studentët e Akademisë. Miqtë ishin të interesuar për zhvillimin e proçesit mësimor, ambjentet apo komunikimit me studentë të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit.
Prof.as.Zaho Golemi, studentëve ju bëri vizita në ambjentet kryesore të akademisë si në sallat e përgatitjes fizike, poligonin e qitjeve, muzeun e Akademisë, kabinete, ato të krimit kibernetik, kriminalistikës apo falsifikimit të dokumentave si dhe në bibliotekën e shkollës.
Studentët e Universitetit të Policisë Gjermane mbetën të kënaqur dhe befasuar me arritjet shkencore dhe programet gjithpërfshirëse që zhvilloheshin në Akademi. Në përfundim të vizitës të dy palët shkëmbyen dhurata simbolike si dhe bënë një foto grupi si kujtim të këtij takimi.



Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof.Ilirjan Mandro, mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët, organizuar nga qendra AIRE për Ballkanin Perëndimor. Fokusi i takimit ishte mbi një studim të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbi “Rolin e grave në aktivitetet e paligjshme financiare në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor”. Studimi do të përfshijë intervista, seminare, leksione të hapura mbi problematikat shqetësuese të rajonit. Zoti Mandro, gjatë diskutimit të tij, sygjeroi që pjesë e këtij procesi studimor të ishin dhe staf dhe studentë të Akademisë së Sigurisë. Gjithashtu kërkoi nga organizatorët që auditorët e Akademisë së Sigurisë, të përfshiheshin në debate profesionale dhe kriminologjike për shkaqet e këtij fenomeni. Dr. Marija Jovanovic, nga Universiteti i Oksfordit, znj.Diana Kalo, dhe Sanja Dakić Petrović nga qendra AIRE, u treguan miqësore për këtë bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë. Në vijimësi do të hartohet një plan kalendar ku do të përfshihen leksione me studentët dhe trajtesa të problemit në Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Hetimit nga studiues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Akademia e Sigurisë po punon për një qasje dhe ndërkombëtarizim të saj në përputhje me kërkesat e standarteve të një arsimimi sipas kornizave Evropiane.

Në ambjentet e Rektoratit të Akademisë së Sigurisë, Prof.Ilirjan Mandro, priti në një takim pune ekspertin e programit EU4FAST, z. Christophe LAURENS. Takimi kishte qëllim organizimin e disa kurseve trajnuese për ekspertë të policisë shkencore, për këqyrjen e vendit të ngjarjes, kërkimin, gjetjen, fiksimin dhe administrimin e provave materiale, traseologjike, balistike apo ADN-së. Gjithashtu u ra dakort për hartimin e programeve të përbashkëta për fusha ngushtësisht kriminalistike. Për shkak të rëndësisë që kanë këto trajnime për rritjen e kapaciteteve profesionale të ekspertëve të vendit të ngjarjes, u vendos fillimi i tyre në muajin Dhjetor 2024.

Fakulteti i Shkencave Humane në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, në datën 14 Nëntor 2024, organizoi Simpoziumin “30 vjet Shkenca Humane”. Në këtë aktivitet Dekani i Fakultetit Prof. Roland Zisi, bëri një paraqitje të rrugëtimit 30 vjeçar, arritjet e këtij Fakulteti si dhe prespektivat në të ardhmen.
Rektorja e Universitetit të Vlorës, Prof.Aurela Saliaj, vlerësoi punën e bërë në departamentet e këtij Fakulteti dhe nderoi plejadën e stafit akademik që kontribuan në zhvillimin shkencor të tij. Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof. Ilirjan Mandro në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi ecurinë e Departamentit të Drejtësisë si dhe ndihmën që ka afruar Universiteti i Vlorës në proçeset akredituese të Akademisë së Sigurisë.
Në përfundim të këtij Simpoziumi, u shpërndanë disa çertifikata mirënjohjeje, pedagogëve me kontribute të spikatura në këtë Universitet.




Akademia e Sigurisë si institucion i vetëm arsimor në fushën e rendit dhe sigurisë publike, ka detyrimin institucional për formim, trajnim dhe specializim të strukturave ligjzbatuese. Në zbatim të ligjit “Punonjësit e Policisë Bashkiake, i nënshtrohen një trajnimi të detyruar 4–javor në Institucionin Arsimor të Policisë së Shtetit, pranë Ministrisë përgjegjëse për çështjet e rendit dhe sigurisë publike…” Për plotësimin e këtyre kërkesave ligjore sot në datën 14.11.2024, kryetari i Bashkisë së Qarkut Vlorë, z. Ermal Dredha dhe Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof. Ilirjan Mandro, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për “Formimi, trajnim dhe specializim të strukturave të Policisë Bashkiake në këtë Bashki”. Trajnimet që do të zhvillohen do të ndikojnë në ngritjen profesionale të punonjësve të policisë bashkiake dhe rritjen e efektivitetit të këtyre strukturave në shërbim të komunitetit.
Në ceremoninë e zhvilluar ndodheshin të pranishëm Drejtori i Kolegjit Profesional Policor në AS, Drejtues i Parë Mit’hat Tola, Drejtori i Policisë Bashkiake z. Emiljano Islamaj.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, të dy drejtuesit e institucioneve trajtuan probleme të ndryshme në frymën e një bashkëpunimi.



Presidenti i Republikës Italiane dekoron z.Mitat Tola.
Urime nga stafi i Drejtimit në Akademi.

Akademia e Sigurisë në ambjentet e saj organizoi Konferencën e X-të Shkencore me temë: “Policia e Shtetit në 80-vjetorin e çlirimit të Atdheut, arritje dhe sfida”. Konferenca filloi punimet me një përshëndetje mirëseardhjeje për të pranishmit dhe kontribuesit në organizimin e saj, nga Rektori i AS-së Profesor Ilirjan Mandro.
Në vijim të përshëndetjeve, zëvendësministëri Brendshëm zoti Besfort Lamallari përshëndeti në emër të Ministrit të Brendshëm. Në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit përshëndeti zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Sokol Bizhga. Në fjalën e tyre drejtuesit vlerësuan arritjet e Akademisë së Sigurisë si institucioni i edukimit policor si dhe sollën në vëmendje të pranishmëve rugëtimin e gjatë të sistemit arsimor policor në vite.
Në fjalën e tij përshëndetëse z. Richard Deasy, Atashe i Programit ICITAP, evidentoi mbështetjen që u afronte strukturave mësimore në akademi për zhvillimin pofesional jo vetëm të specialistëve të policisë së shtetit, por dhe atyre të strukturave ligjzbatuese si Byroja Kombëtar e Hetimi, Agjensia e Mbikqyrjes Policore, Policisë së Burgjeve, Oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorive si dhe mbështetjen me ekspertizë për krijimin në këto struktura të një standarti në proçesin e hetimit. Qëllimi i kësaj konference ishte:
– paraqitja e një analize historike me të cilat është ndeshur Policia e Shtetit dhe strukturat ligjzbatuese duke synuar punime shkencore për të nxitur debate dhe trajtuar në nivel të gjerë, kombëtar, rëndësinë dhe nevojën e njohjes dhe zgjerimit të dijeve, aplikimit të tyre përballë sfidës për një rend dhe siguri në komunitet.
– U synua të unifikohet zëri i profesionistëve dhe ekspertëve të fushave historike, profesionale stafit që ka shërbyer në Akademinë e Sigurisë, por edhe në strukturat e Policisë së Shtetit, prokurorë, gjyqtarë, oficerë të policisë gjyqësore, për të ndarë eksperiencat, praktikat, e tyre në fushën e rendit e sigurisë publike.
– Gjithashtu, hartimi i politikave, masave, kurrikulave e programeve trajnuese jo vetëm historike, por edhe si detyrim për tu përballur me sfidat në të ardhmen.
Konferenca i zhvilloi punimet në dy sesione. Sesioni i parë “Policia e Shtetit institucioni i garancisë së rendit, dhe sigurisë publike në Shqipëri. Strategjitë dhe politikat e Policisë së Shtetit përballë sfidave të luftës pakompromis ndaj krimit në Shqipëri: rritje, sfida dhe perspektiva”. Sesioni i dytë, “Kuadri ligjor, zhvillimet, eksperiencat, çështjet praktike të luftës ndaj kriminalitetit si dhe sfidat e arsimimit policor shqiptar”.
Konferenca X Shkencore pati impakt në thirrjen e saj ku u afruan 46 artikuj ku u përzgjodhën 26 prej tyre të cilat u trajtuan në sesionet e konferencës. Këto kumtesa janë publikuar në Revistën “Policimi dhe Siguria” nr.33 botim i Akademisë së Sigurisë. Përfundimet dhe rekomandimet e kësaj konference janë vënë në dispozicion të strukturave vendimmarrëse të Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit si dhe të Ministrisë së Brendshme.
Rektori i AS-së, Profesor Mandro vlerësoi me certifikatë gjithë pjesëmarrësit në konferencë përmes një ceremoni përmbyllesë të sukseshme të Konferencës X shkencore të AS-së.






Krijimi i një standarti profesional për strukturat e hetimit të krimit, por jo vetem në Policinë e Shtetit, bashkoi në trajnim dhe përfitues të tjerë nga strukturat ligjzbatuese. Këto trajnime me auditor të përbashkët me strukturat e Policisë së Burgjeve, kanë qëllim standartizimin profesional për proçedurat e hetimit, por dhe njohjes dhe bashkëpunimit të specialistëve të këtyre strukturave në luftën kundër kriminalitetit. Mësimdhënia dhe modalitetet e zhvillimit të kursit “Hetim krimi-Niveli Parë”, u mbështetën nga ekspertë me përvojë në fushën e trajnimeve.
Në fjalën e tij përshëndetëse z. Richard Deasy, Atashe i Programit ICITAP, evidentoi mbështetjen që u afronte strukturave trajnuese në AS, për zhvillimin pofesional të specialistëve të Policisë së Shtetit,Byrosë Kombëtare të Hetimit, Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Policisë së Burgjeve, si dhe mbështetjen me ekspertizë për krijimin në këto struktura të një standarti në proçesin e hetimit.
Ceremonia e zhvilluar për çertifikimin e kursantëve u zhvillua në një atmosfere miqësore ku të pranishëm ishin Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof.Dr.Illirjan Mandro si dhe ekspertë të programit ICITAP z. Bill Sage dhe Frank Karam të cilët vlerësuan bashkëpunimin me AS.
Nga muaji janar 2024, ICITAP, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Akademinë e Sigurisë dhe strukturat e tjera ligjzbatuese vazhdon intensivisht trajnimi në programin “Hetim krimi-Niveli Parë”. Ky intensitet trajnimesh do të vazhdojë deri në krijimin e një standarti të lartë profesional hetimor në struktuar e policisë së shtetit dhe ato ligjzbatuese.


Në ambjentet e Rektoratit të Akademisë së Sigurisë familjarë, të afërm, miq, kolegë dhe studentë u mblodhën në një ceremoni për të kujtuar 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të një figure të nderuar, të një profesionisti të palodhur dhe një njeriu që me përkushtim shërbeu në punën e tij duke rënë në krye të detyrës. Komisar Bajram Hajdarmetaj, instruktor i Kolegjit Profesional të Formimit Policor dhe ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, mbetet një shembull i përkushtimit dhe zbatimit rigoroz të detyrës.
Komisar Bajram Hajdarmetaj ka shërbyer në organizatën e policisë si oficer drejtimi në Drejtorinë e Policisë Kriminale, shef komisariati në Peqin, Librazhd, Kavajë, Shijak dhe në vitin 2015 si instruktor në Kolegjin Profesional të Formimit Policor.
Në shtator 2019 një grup kursantësh zhvillonin mësimin në ambjentet e pushimit në Durrës ku natën e 26 nëntorit, ndërtesa u shemb nga tërmeti, duke i shkaktuar humbjen e jetës Komisar Bajramit. Vlerësimi I Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme për punën, vlerat dhe përkushtimin mundësoi që Komisar Bajram Hajdarmetaj të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.
Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof.Ilirjan Mandro, në fjalën e tij solli për të pranishmit, kujtime të jetës punës dhe përkushtimin e Komisar Bajramit si drejtues i strukturave policore por dhe si një instruktor që mundohej të trasmetonte te studentët dijet eksperiencën e tij për të përgatitur një brez profesionistësh të aftë për çdo situatë në shërbim të komunitetit.
Kolegë të tij sollën aspekte dhe kujtime nga puna dhe bashkëpunimi në Kolegj duke vlerësuar korektesën dhe profesionalizmin e Komisar Bajramit.
Pas dorëzimit të titullit “Dëshmor i Atdheut”, nga Rektori i kësaj Akademie fëmijët dhe bashkëshortja në fjalën e tyre shprehën respekt për vlerësimin që institucionet e shtetit, komisioni qeveritar certifikoi me vendim, dhe nderoi familjarët me flamurin “Familje e dëshmorit të Atdheut”.
Për stafin akademik, kujtimi i Bajram Hajdarmetajt do të mbetet gjithmonë shembull i një mësimdhënësi të përkushtuar për një shoqëri më të sigurt dhe më të drejtë.
I paharruar qoftë kujtimi i “Dëshmorit të Atdheut”, Komisar Bajram Hajdarmetajt.
Tiranë, 26.11.2024







Shpallje e kritereve per pozicion pune Sanitar dt 25.11.2024
Në një akt të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes institucioneve shqiptare dhe atyre amerikane, Elton Shametaj, themeluesi dhe kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatuesve të Ligjit (AALEA), u vlerësua nga Ilirjan Mandro, Rektori i Akademisë së Sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Ky vlerësim nënvizon rolin kyç të Elton Shametaj dhe të shoqatës që ai drejton në ndërtimin e urave lidhëse mes autoriteteve shqiptare dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në SHBA.
Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Zbatuesve të Ligjit ka krijuar një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave mes profesionistëve të zbatimit të ligjit nga të dy vendet. Përmes aktiviteteve të ndryshme, ajo ka ndihmuar në përshtatjen e praktikave më të mira amerikane në Shqipëri dhe Kosovë, duke kontribuar në rritjen e standardeve të sigurisë dhe forcimin e shtetit ligjor. Kjo shoqatë është kthyer në një shembull të shkëlqyer të rolit që diaspora mund të luajë në zhvillimin institucional dhe profesional të vendit të origjinës.
Gjatë pranimit të vlerësimit, Elton Shametaj falenderoi rektorin Mandro dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi. “Jam thellësisht mirënjohës për këtë nderim dhe për mbështetjen e Akademisë së Sigurisë. Ky vlerësim nuk është vetëm për mua, por për të gjithë ata drejtues dhe anëtarë të AALEA-s që punojnë për forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-së, Shqipërisë dhe Kosovës. Shoqata jonë mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin në fushën e zbatimit të ligjit dhe për të ndërtuar ura të reja partneriteti,” u shpreh Shametaj.
Përveç rolit ndërkombëtar, Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Zbatuesve të Ligjit luan një funksion të rëndësishëm edhe brenda komunitetit shqiptaro-amerikan. Ajo ka rritur aktivizmin e saj duke ofruar mbështetje për profesionistët shqiptarë, duke nxitur bashkëpunimin brenda komunitetit dhe duke promovuar vlerat shqiptare në arenën amerikane. Aktivitetet e saj kanë kontribuar në forcimin e identitetit dhe solidaritetit të komunitetit, duke e pozicionuar atë si një aktor të rëndësishëm për përparimin e çështjeve shqiptare në SHBA.

Shpallje per vend pune ne funksion Shef Sektori,Sektori i Financave dt 06.12.2024
Shpallje per vend pune per personel administrativ funksioni Specialist per Sherbimet Mbeshtetese dt 06.12.2024
Bashkëpunimi i Akademisë së Sigurisë me Shkollën e Magjistraturës në fushën e mësimdhënies ka patur objektiv rritjen e nivelt të oficerëve të policisë gjyqësore, prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ekspertët e projektit të Binjakëzimit në Shkollën e Magjistraturës Z. Gianluigi Pratola dhe Z. Giovanni Pasqua, zhvilluan një takim me Rektorin e Akademisë Prof.Ilirjan Mandro për të afruar ekspertizë profesioanle në fushën e trajnimeve për vitin 2025.
Biseda u zhvillua në frymë miqësore dhe bashkëpunuese ndërmjet strukturave të trajnimit të vazhdueshëm në shkollën e magjistraturës dhe stafit mësimdhënës në Akademinë e Sigurisë.


Në ambjentet e Rektoratit në Akademinë e Sigurisë, Prof.Ilirjan Mandro, priti Rektorin e Universitetit EPOKA, Prof. Dr. Ahmet Öztaş.Gjatë kësaj vizite zyrtare u zhvilluan diskutime produktive me fokus vendosjen e një partneriteti mes dy institucioneve dhe krijimin e pikave të bashkëpunimit të konkretizuara këto në një memorandum bashkëpunimi. Rektorët e dy institucioneve ranë dakord për ngritjen e grupeve të punës për realizimin e një draft memorandumi i cili do të konkretizohet së shpejti me nënshkrimin e tij.

Këqyrja e vendit të ngjarjes është veprimi i parë hetimor. Ecuria dhe vlerësimi i kujdesshëm e profesional i vendit të ngjarjes na krijon mundësinë e identifikimit të autorit si dhe përcaktimin e mekanizmit të ngjarjes. Kërkimi, zbulimi, marrja dhe administrimi i provave materiale nga ekspertët e vendit të ngjarjes është element i rëndësishëm. Me mbështetjen e projektit EU4FAST WB në ambjentet e Akademisë së Sigurisë, për katër ditë ekspertë të policisë shkencore Franceze, do të organizojnë trajnimin e avancuar “Për Këqyrjen e vendit të ngjarjes”.
Në programin e trajnimit dominonojnë elementët praktik të këqyrjes dhe marrjes së provave materiale. Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof.Ilirjan Mandro, në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit si dhe ekspertët e policisë shkencore franceze z.Christophe Laurens dhe z.Christian Gimeno të cilët do të zhvillojnë këto seanca trajnimi. Në përfundim ekspertët vendas do ti nënshtrohen një testimi vlerësues për njohuritë e marra.

Rektori Prof. Ilirjan Mandro, priti në ambjentet e Akademisë së Sigurisë, Presidentin e Federatës Shqiptare të Sportit Universitar z. Besnik Veliu. Takimi u përqëndrua në krijimin e një bashkëpunimi midis institucioneve për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta sportive. Në përfundim të bisedimeve u vendos për ngritjen e grupeve teknike për hartimin e një marëveshjeje të përbashkët dhe plan kalendari aktivitetesh.

Në Ambjentet e Akademisë së Sigurisë, pas dakortësisë së grupeve teknike u nënshkrua marreveshje bashkepunimi midis Akademise së Sigurisë dhe Universitetit Epoka. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u bë nga Rektori i Akademise se Sigurise, Prof. Dr. Ilirjan Mandro dhe Rektori i Universitetit Epoka, Prof.Dr. Ahmet Ozta.
Në ceremoni morën pjesë, Zëvendës Rektori i Universitetit Epoka Dr. Niuton Mulleti, Dekani Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Prof. As.Dr. Lisen Bashkurti. Marrëveshja u përshëndet nga stafi drejtues i Akademisë së Sigurisë dhe të pranishmit në këtë ceremoni.



Nisma për Ndryshim Shoqëror Organizata ARSIS, në bashkëpunim me mbështetjen e Policisë së Shtetit, organizuan tavolinën e rumbullakët me aktorë nga institucione përgjegjëse për prezantimin e rezultateve të studimit “Fëmijët viktima, dëshmimtarë dhe autorë të dyshuar në Shqipëri-Profili i tyre dhe përvoja në reagimin e menjëhershëm në komisariatet e Policisë dhe Sistemin e Mbrojtjes”. Studimi u zhvillua nga profesionistë të angazhuar nga nisma ARSIS, bazuar në një punë intensive në terren duke punuar me fëmijët viktima, dëshmimtarë dhe autorë të dyshuar në të gjithë vëndin, në komisariatet e policisë dhe në sistemin e mbrojtjes së fëmijve në Shqipëri.
Të pranishmit vlerësuan punimin dhe në diskutimet e tyre evidentuar problematika për të cilat Akademia e Sigurisë nëpërmjet trajnimeve vazhduese për strukturat e policisë dhe vetë policia e shtetit duhej mbështetur me praninë e psikologëve dhe punonjësve social. Pranija e tyre dhë në proceset trajnuese do të ishte domosdoshmëri, theksoi në fjalën e tij Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof. Ilirjan Mandro. Prof Mandro, bëri apel organizatave pjesëmarëse në këtë tryezë të ishin bashkëpunues me Akademinë e Sigurisë, duke kontribuar duke zhvilluar leksione të hapura me studentët që diplomohen si oficerë të policisë gjyqësore por dhe me punonjësi që formohen si patrullë e përgjithëshme në strukturat e rendit dhe sigurisë publike. Studimi ishte risi për tu përfshirë në kurikulat e Akademisë së Sigurisë nga stafi pedagogjik i cili ishte dhe i pranishëm në këtë takim.
Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërmjet strukturave përgjegjëse për mbrojtjen e interesit më të lartë “Fëmijët”.



Vazhdon intensivisht trajnimi për strukturat e policisë së shtetit për temën “Hetim Krimi Niveli i I-rë” Trajnimi ka qëllim marrjen e një informacioni përmbledhës për ato pjesë të legjislacionit shqiptarë që lidhet me hetimin e krimeve të lehta dhe përqëndrohet te teknikat e intervistimit që kryhen si pjesë e hetimit penal.
Trajnimi fokusohet në gërshetimin e informacionit teorik me atë të demonstrimit praktik në fushën e hetimit. Të trajnuarit ju nënshtruan një testimi përfundimtar për të parë aftësitë e tyre të përvetësimit të materialeve në këtë trajnim.
Të gjithë spëcialistët e trajnuar do të monitorohen në vijimësi nga struktrurat e Akademisë së Sigurisë për rezultatet e arritura dhe implementimin e njohurive në terren. Trajnimi do të vazhdojë derisa në strukturat e policisë të vendoset një standart i përgjithshëm bashkëkohor profesional në drejtim të proçesit të hetimit.


Shpallje konkursi per vend pune te lire Specialist (Dizanj dhe Multimedia),ne Sektorin e Botimeve dhe Informimit Publik,ne Qendren e Kerkimeve Shkencore dhe Projekteve,ne Akademine e Sigurise dt 23.12.2024.


Shpallje per vend pune te lire Shef Sektori/Instruktor,ne Sektorin e Akreditimit,ne Drejtorine e Kurrikulave dhe Sigurimit te Cilesise,ne Akademine e Sigurise dt 26.12.2024.



Shpallje konkursi per vend pune te lire ne pozicionin Lektor,ne Sektorin e Akreditimit,ne Drejtorine e Kurrikulave dhe Sigurimit te Cilesise,ne Akademine e Sigurise dt 26.12.2024.



Në datën 26.12.2024, në ambjentet e Bashkisë së Qarkut Korçë, kryetari i Bashkisë z. Sotiraq Filo dhe Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof.Ilirjan Mandro, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për “Formimi, trajnim dhe specializim të strukturave të Policisë Bashkiake në këtë Bashki”. Trajnimet që do të zhvillohen do të ndikojnë në ngritjen profesionale të punonjësve të policisë bashkiake dhe rritjen e efektivitetit të këtyre strukturave në shërbim të komunitetit.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, të dy drejtuesit e institucioneve trajtuan probleme të ndryshme në frymën e një bashkëpunimi.


Kryetari i Bashkisë së Qarkut Pogradec z. Ilir Xhakolli dhe Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof. Ilirjan Mandro, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për “Formimi, trajnim dhe specializim të strukturave të Policisë Bashkiake në këtë Bashki”. Trajnimet që do të zhvillohen do të ndikojnë në ngritjen profesionale të punonjësve të policisë bashkiake dhe rritjen e efektivitetit të këtyre strukturave në shërbim të komunitetit.
Në ceremoninë e zhvilluar ndodheshin të pranishëm staf drejtues nga kjo Bashki dhe Akademia e Sigurisë.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, të dy drejtuesit e institucioneve trajtuan probleme të ndryshme në frymën e një bashkëpunimi dhe efikasiteti të trajnimeve që do të kryhet me strukturat e policisë bashkiake.

Të nderuar Kolegë, Miq dhe Bashkëpuntorë të Akademisë së Sigurisë !
Këtë mëngjes të ditës së parë të vitit Ju uroj gëzuar 2025!
Qofshi gjithmonë të rrethuar nga njerëz të dashur me mirësinë e tyre.
Të keni forcën për të realizuar çdo gjë të mirë dhe të dobishme në jeten tuaj!
Ju uroj mbarësi, shëndet dhe suksese në të gjitha angazhimet tuaja familjare e profesionale.
Miqësisht,
Prof.Ilir Mandro
Rektor i Akademisë së Sigurisë

Në kuadrin e 112 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit në ambjentet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua një takim bashkëbisedues me ish-drejtuesin e lartë në MB-së, të DPPSH-së dhe të drejtuesit të lartë të AS-së, Prof. Asoc. Dr. Barjam Yzeiraj me studentët e vitit të parë “Bachelor” në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.
Në fjalën e tij Rektori i AS-së Profesor Mandro foli për arritjet e AS-së kohët e fundit, si akreditimin institucional pesë vjeçar, akreditimin e programit “Bachelor” për katër vite, akreditimin e KPFP-së me rezultate të larta duke u renditur e katërta në 72 Akademi të edukimit policor në botë si dhe mjaft zhvillime pozitive për edukimin policor shqiptar.
Në fjalën e tij, Prof.Asoc Yzeiraj bëri një përmbledhje të zhvillimeve historike policore shqiptare në më shumë se gjysëm shekulli. Ai solli eksperiencën e tij si drejtues në strukturat policore në disa nga zhvillimet më të rëndësishme dhe etapa decizive për policinë si në vitet ’70-të kur u ngrit për herë të parë Shkolla e Lartë e MPB-së, në vitet e tranzicionit, të viteve komplekse 1997-1998 etj.
Profesor Yzeiri vlerësoi punën e bërë në Akademinë e Sigurisë, për përgatitjen e specialistëve e drejtuesve të policisë, programet mësimore, botimet, konferencat shkencore, arritjet akredituese dhe bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare me shkollat homologe.
Profesor Yzeiraj i dhuroi Akademisë së Sigurisë, dy nga veprat e tij “Një jetë me Policinë e Shtetit” dhe “Menaxhimi i Policisë”. Takimi u mbyll miqësisht për t’u ritakuar në aktivitete të tjera.



Rektori i Akadmisë së Sigurisë Prof.Ilirjan Mandro, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë takimi fundviti për mbështetësit e Akademisë së Sigurisë, oficerët e kontaktit në ambasadat mike të akredituara në vendin tonë, bashkëpuntorët nga shoqëria civile, prokuroria, dhe BKH-ja. “Një kafe me miqtë” u organizua në sallën e rektoratit mw datën 10.01.2024 .Takimi u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, i cili në fjalën e tij vlerësoi punën e bërë në Akademi për rritjen profesionale dhe cilësore në drejtim të arsimimit dhe specializimit të strukturave të Policisë së Shtetit.
Në fjalën e tij Rektori i Akademisë, evidentoi rezultatet e vitit 2024 ku akademia pati një hop cilësor në përputhje me vizionin dhe misionin e saj, si dhe objektivave të përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, për një sistem arsimor, për formim, trajnim dhe specializim të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe jo vetëm por dhe strukturave të tjera ligjzbatuese. Në vitin 2024 u realizuan disa prioritete si:
-Transformimi i Akademisë së Sigurisë.Rritja e standardeve në drejtim të procesit akademik, kërkimor shkencor dhe administrativ si dhe rekomandimeve të dhëna nga komisioni Evropian dhe partnerët tanë. Akreditimi institucional i AS-së është fituar deri në vitin 2028 dhe ai programor deri në vitin 2027. AS-ja, me “Vendim të Bordit të akreditimit (IADLEST-USA) u certifikua me një rezultat prej 93,7 pikë, duke u renditur ndër 72 akademitë, në kategorinë “Shkëlqyer„ – një ndër 4 Akademitë më të vlerësuara për periudhën 2024-2027. Po aplikohen në organizimet programore modelet e universiteteve më të përparuara në Evropë dhe Qendrave Federale të Trajnimeve për Zbatimin e Ligjit (FLETC) në Shtetet e Bashkuara.
-Respektim i kërkesave të Ligjit “Për Arsimin e Lartë në RSh”. Për këtë janë konsoliduar struktura si: zhvillimi i kurrikulave, sigurimi i cilësisë, këshillimi i karrierës, rrjeti ALUMNI, shërbimet studentore, projektet dhe inovacioni, sekretaritë mësimore, shërbimi i psikologut, shërbimi studentor. Për herë të parë, në programin “Bachelor” janë regjistruar studentë të rinj nga shkollat e mesme, përmes sistemit U-Albania, të cilët po ndjekin studimet në këtë program.
-Procesi i ndërkombëtarizimit të Akademisë së Sigurisë. Misioni i AS-së ka qenë dhe mbetet forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar mes strukturave të Policisë së Shtetit, partnerëve ICITAP, EU4LEA, strukturat arsimore ndërkombëtare si akademitë në Itali, Turqi, Gjermani, Kosovë dhe organizatat ndërkombëtare CEPOL, EUROPOL. AS-ja është pjesë në “Rrjetin e Akademisë Globale të INTERPOL-it”, rrjet ky që përbëhet nga 17 institucione arsimore policore, të vendeve të ndryshme të botës. Bashkëpunimi me akademitë policore Gjermane ka mundësuar ardhjen e tre grupeve studentore pranë ambjenteve të AS-së. Bashkëpunimi me zyrat e OSBE-së, dhe Këshillit të Evropës, ka mundësuar realizimin e kurseve të formimit dhe trajnim në fusha të ndryshme. Misioni ICITAP-it në Shqipëri ka mundësuar bashkëpunimin me qendrat e trajnimit Federale në Shtetet e Bashkuara ( FLETC). Në vitin 2025 do të fillojnë trajnime me ekspertë të kësaj qendre. AS-ja është përzgjedhur akademi rajonale për trajnime të “Lidershipit”. Vazhdojnë me sukses trajnimet për modulin, “Hetim Krimi-Niveli i parë”.
-Arsimimi cilësor i strukturave të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese ishte prioritet dhe për strukturat e BKH-së, oficerët e policisë gjyqësore pranë prokurorisë, strukturave të policisë bashkiake, institucionet e vuajtjes së dënimit, punonjësit me status “Nëpunës civilë” dhe “Punonjës administrativë”.etj.
-Harmonizimi i kuadrit ligjor, nënligjor dhe administrativ, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian ka qenë përparësi për vitin 2024.
-Rritja e standardeve akademike të mësimdhënies nëpërmjet përmirësimit të programeve mësimore që zhvillohen në Akademinë e Sigurisë janë reflektuar në trajnimin e 8670 specialistësh nga fusha të ndryshme pjesëmarrës në 344 trajnime. Në akademi administrohen aktualisht 110 programe, për specialist të hetimit të krimeve, funksione të veçanta, fitimin e gradave në rolet e mesme dhe të larta, për strukturat e tjera si AMP, BKH, zjarrfikësin, policinë ushtarake, policinë e burgjeve, për punonjësit me status “Nëpunës civilë” dhe “Punonjës administrativë”.
-Kërkimi Shkencor është fokusuar në hartim projektesh; aktivitete; botimeve shkencore. Marrëveshja e bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, kjo e materjalizuar në Mars 2024. -Në Akademi janë bërë disa botime: “Policimi dhe siguria”, materialet e Akreditimit institucional, programor për njësitë kryesore etjer.
-Nisma me “Dyer të hapura për gjimnazistët” ka qëllim promovimin e AS-së te nxënësit e shkollave të mesme.
Prioritetet për vitin 2025.
a. Realizimi i prioriteteve, objektivave të Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe i detyrave të Programit Vjetor të AS-së për vitin 2025.
b. Ndjekja e detyrimeve për vazhdimin me cilësi të procesit mësimor gjatë vitit akademik 2024-2025 dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me Shkollën e Lartë të Policisë Italiane, sektorin e Akreditimit në qendrën e trajnimeve federale (FLETC) dhe kurrikulat për kursin e “Lidershipit”.
c. Fillimi i procesit mësimor në programin “Master në Siguri dhe Hetim”
d. Realizimi i rekomandimeve të ASCAL, për periudhën në vijim dhe sipas afateve të vendosura në programin e hartuar.
e. Fillimin e punës për modulet: krimi Kibernetik; Inteligjenca artificiale; Krimi mjedisor.
f. Akreditimi institucional dhe programor i AS-së, hap rrugën për organizimin e tryezës së rrumbullakët me akademitë e vendeve të Ballkanit, me objektiva konkrete:
-Realizimin e trajnimeve të përbashkëta me prioritet, ato për strukturat e kufirit dhe migracionit si dhe mbi krimin e organizuar transnacional.
-Modernizimin e teknikave investigative dhe zgjerimin e bashkëpunimit për shkëmbimin e informacionit, me qëllim përmbushjen e objektivave unikë kundër trafiqeve dhe terrorizmit.
Aplikimit të teknikave të avancuara të hetimit,
Realizimi i prioriteteve të mësipërme, , do të synojë në :
a- Shndërrimin e AS-së, jo vetëm në qendrën e vetme kombëtare të formimit profesional, trajnimit dhe kualifikimit të gjithë punonjësve të policisë dhe atyre ligjzbatuese, strukturave të policisë gjyqësore e shërbimeve të tjera të sigurisë por edhe në një qendër rajonale.
b- Forcimin e kapaciteteve të AS-së, duke përmirësuar nivelin e përgatitjes së stafit akademik, intensifikuar shkëmbimet akademike, kapacitetet projekt zbatuese dhe projekt shkruese në fushën e kërkimit shkencor zhvillimit, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.
c- Harmonizimi i kuadrit organizativ të funksionimit të AS-së, nëpërmjet forcimit, bashkëpunimit me vendet partnere me qëllim arritjen e përafrimin e sistemit kurrikular dhe pse jo një çertifikatë apo diplomë e njohur nga këto vende.
d- Modernizimin e tre elementeve bazë të arsimit, rritjes e aftësimit profesional të trupës mësimdhënëse, zhvillimit e modernizimit të bazës mësimore e didaktike si dhe përmirësimit e modernizimit të thellë të kurrikulave me synim të qartë, arritjen e standardeve më të mira ndërkombëtare.
Ne për 2025 do themi ato që mund të bëjmë dhe do ti bëjmë ato që themi bashkarisht.












Në mjediset e Akademisë së Sigurisë, me rastin e 112 vjetorit të Festës së Policisë së Shtetit, Prof. Ilirjan Mandro, zhvilloi një takim me studentë dhe stafin akademik. Gjatë takimit u evidentua rrugëtimi i organizatës së policisë sfidat në këto vite dhe u përqëndrua në zhvillimet historike të AS-së, përpjekjet e stafit për arsimimin e specialistëve të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.
Prof. Mandro, me këtë rast shpalli nismën “Kam zgjedhur T’u jem Mirënjohës”. Sipas kësaj nisme pritet që studentët e AS-së të bëjnë një përmbledhje të jetës, punës dhe aktit heroik të dëshmorëve të policisë së shtetit.
Të dhënat e grumbulluara do të prezantohen në një sesion përkujtimor, në datën e rënies së dëshmorit të policisë. Në këtë mënyrë mbajmë gjallë emrat e dëshmorëve, aktin heroik të tyre dhe edukojmë brezin e ri me dashurinë dhe respektin për organizatën e policisë në të cilën ata do të aderojnë. Kjo nismë u përkrah nga studentët dhe stafi pjesëmarrës në takim.
Në përfundim të takimit u shpërndanë “Çertifikata të karrierës” specialistëve të Policisë në Akademi të akorduara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.




Rektori i AS-së, Prof.Ilirjan Mandro dhe Atasheu i zyrës së ICITAP-it në Tiranë, z. Richard Deasy në muajin Tetor 2023 zhvilluan takime pune në Akademinë e Udhëheqjes së Sigurisë së Departamentit të Sigurisë Kombëtare Amerikane FLETC (Federal Law Enforcement Training Centers). Drejtues të kësaj qendre dakortësuan organizimin e specializimeve dhe trajnimeve profesionale të specialistëve në fusha të ndryshme të policisë së shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.
Akademia e Sigurisë u përzgjodh si qendër trajnimi për nivelet e larta të drejtimit, “Lidershipin”. Për ti paraprirë zbatimit të këtyre iniciativave dhe familiarizuar me programet që do të zhvillohen, me mbështetje të programit ICITAP/Tiranë, Drejtues i Parë Ardian Cipa u caktua si pjesëmarrës në kursin “Lidershipi në agjensitë e zbatimit të ligjit”.
Trajnimi u zhvillua në Qendrën Federale të Trajnimit të Agjensive të Zbatimit të Ligjit, nga data 6–17 Janar, me pjesëmarrjen e 31 drejtuesve të strukturave ligjzbatuese nga shtete të ndryshme të SHBA-së dhe atyre ndërkombëtare.
Temat e trajtuara përfshinin çështje të lidershipit lidhur me ngjarje sensitive dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre; kriteret dhe përzgjedhja e një lideri; veprimet e lidershipit në rrethana të jashtëzakonshme dhe me ndikim mbi shoqërinë; strategjitë e lidershipit të drejtuara nga qëllimi dhe fleksibiliteti; lidershipi në institucione të rëndësishme, etj. Tajnimi përfundoi më datën 17 janar 2025, me çertifikimin e pjesëmarrësve.


Në ambjentet e Akademisë Sigurisë vazhdon trajnimi i punonjësve të policisë bashkiake, Tiranë. Akademia e Sigurisë, si institucion i vetëm arsimor në fushën e rendit dhe sigurisë publike, ka detyrimin institucional për formim, trajnim dhe specializim të strukturave ligjzbatuese.Trajnimi do të ndikojë në ngritjen profesionale të punonjësve të policisë bashkiake dhe rritjen e efektivitetit të kësaj strukture në shërbim të komunitetit.
Trajnimi po zhvillohet intensivisht me një program të dedikuar jo vetëm në pjesën teorike por dhe me praktika dhe zgjidhje situatash me të cilat përballet kjo strukturë në zbatimin e ligjshmërisë në komunitet. Në përfundim të trajnimit, do të zhvillohet një testim dhe çertifikim i të kualifikuarve.


Bashkëpunimi i Akademisë së Sigurisë me Shkollën e Magjistraturës, konsiston dhe në organizimin e trajnimeve të përbashkëta me magjistratët.Një grup prokurorësh dhe oficerë të policisë gjyqësore, morën informacion nga ekspertët, prokuror Andi Pogaçe dhe Prof.Ilirjan Mandro, mbi disa problematika të cilat së fundmi janë bërë shqetësuese gjatë veprimeve të këqyrjes së vendit të ngjarjes.
Në referimet e tyre praktike ekspertët trajtuan raste pozitive ku me anë të provave materiale të fiksuara në vendin e ngjarjes apo veprimeve të sakta proçeduriale ishte bërë e mundur zbulimi i autorëve të ngjarjes.
Gjithashtu u vu theksi dhe në raste ku neglizhenca në administrimin apo marrjen e provave materjale nga vendi i ngjarjes apo moskorrektësia e evidentimit të tyre në proçesverbalin e këqyrjes çonte në dështimin e proçesit, pra në mos zbulimin e autorëve të ngjarjes.
Trajnimi u karakterizua nga diskutime profesionale dhe praktikave në “Shtëpinë taktike” të dedikuar për proçese trajnimi, ku të pranishmit sollën në vëmendje raste nga praktika dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre. Z. Mandro dhe prokurori Pogaçe, bënë evidente rregullat teknike dhe proçeduriale që duhet të zbatojnë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, zbatimin rigoroz të metodave shkencore për zbulimin e provave si dhe korrektesën në mbajtjen e proçesverbaleve të këqyrjes së vendit të ngjarjes.


Në ambjentet e Akdemisë së Sigurisë po vazhdojnë trajnimet me punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës.Kurrikulat e trajtuara në këto trajnime kanë synim aftësimin teorik të tyre kryesisht në njohjen e legjislacionit, zbatueshmërinë dhe interpretimin e tij. Gjithashtu ushtrimet praktike i aftësojnë në zgjidhjen e situatave.Këto trajnime do të vazhdojnë për të gjitha strukturat e policive bashkiake në bashkitë e vendit.

Akademia e Sigurisë, një prej prioriteteve të saj ka rritjen profesionale dhe krijimin e standarteve në strukturat e policisë së shtetit dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese. Dy grupe mësimore me specialistë të policisë kriminale për disa javë morën njohuri teorike dhe praktike mbi metodat dhe mjetet që përdoren gjatë zhvillimit të një proçesi hetimor në fushën e “Hetimit të krimit/Niveli i parë”. Instruktorë të dedikuar si mësimdhënës në këtë trajnim janë çertifikuar nga ekspertë të afruar nga programi ICITAP në vitin 2023. Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit u çertifikuan pasi ju nënshtruan një testimi kualifikues.


Shpallje konkursi per vend pune te lire per punonjes administrativ,punonjes mirembajtes te profesioneve te ndryshme ne,Sektorin Ekonomik,ne Akademine e Sigurise dt 17.02.2025.


Specialistë të Policisë Kufitare, për dy ditë ju nënshtruan trajnimit për përdormin e dronëve në territoret në të cilat ushtrojnë detyrat e tyre.
Këto trajnime do të specializojnë dhe struktura të tjera të policisë së shtetit duke ndihmuar këto struktura ligjzbatuese për parandalimin e në kohë të veprimtarive të kundërligjshme.
Rektori i Akademisë së Sigurisë, mirëpriti në një vizitë pune konsulentët e “Prepared International” (PPI) Z. Matej Kejzar, Z. Alban Laçi dhe këshilltarin Z. Gregor Janin, si pjesë e projektit TAFF–FRISC – Asistencë Teknike për Menaxhimin e Rrezikut nga Zjarret dhe Kapacitetet e Kërkim-Shpëtimit në Shqipëri.
FRISC është projekt i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga Banka Botërore. Ai krijon mekanizëm të mbrojtjes civile dhe lejon asistencë teknike për vendet në zhvillim. Thelbi i kësaj asistence është të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit nëpërmjet studimit të fizibiliteti, hartimit të një plan investimi afatgjatë në infrastrukturë, pajisje, politikë, kapacitete dhe komunikim për shërbimin si dhe rekomandimeve për menaxhimin e rrezikut nga zjarri në vende të banuara. Gjithashtu rishikimin e kurrikulave të formimit bazë në nivele të ndryshme të këtyre strukturave dhe kurrikulave trajnuese në vijimësi gjatë punës.
Takimi i organizuar ishte hapi i parë për të vijuar me takime të tjera të stafit teknik për të konkretizuar objektivat dhe qëllimin e këtij projekti.

Rektori i Akademisë së Sigurisë, Prof. Mandro, priti ekspertë nga Agjensia për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes (DTRA). Kjo agjensi në vite ka kontribuar për rritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Shtetit nëpërmjet trajnimeve të ndryshme për armët e shkatërrimit në masë.
Rektori i Akademisë, bëri një përshkrim të zhvillimit të Akademisë, arritjeve profesionale dhe riorganizimin e sistemit arsimor i cili synon jo vetëm në një sistem arsimor formues, por dhe të trajnimeve vazhduese gjatë punës në terren.
Module të përftuara nga trajnimet e mësiperme janë bërë pjesë e kurrikulave në Kolegjin Profesional Policor dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.
Rritja e kapaciteteve profesionale në Policinë e Shtetit por dhe të strukturave të tjera ligjzbatuese në këto fusha forcojnë dhe rrisin sigurinë e komunitetit jo vetëm në vend por dhe në rajon.
Grupi i ekspertëve gjatë takimit u shoqërua nga Shefi Zyres së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA, z.Joshua Magnuson dhe Atasheu në Ambasadën e ShBA /drejtuesi i programit ICITAP z. Richard Deasy.
Takimi u përshkrua nga një frymë miqësore dhe bashkëpunimi për mbështetjen e strukturave ligjzbatuese në fushën e menaxhimit të situatave të shkaktuara nga armët e dëmtimit në masë duke u përdorur lëndë baktereologjike, kimike, radioaktive, si dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes në këto raste. Ky takim ishte hapi i parë për të vijuar me takime të tjera të stafit për hartimin e një plani trajnimesh për nivele të ndryshme të drejtimit dhe menaxhimit.

Datat e provimeve te simestrit te dyte ne Fakultetin e Sigurise dhe Hetimit me studentet e vitit te II-te,ne programin “Bachelor”,per vitin akademik 2024-2025


Datat e provimeve te simestrit te dyte ne Fakultetin e Sigurise dhe Hetimit me studentet e vitit te III-te,ne programin “Bachelor”,per vitin akademik 2024-2025


Datat e provimeve te simestrit te dyte ne Fakultetin e Sigurise dhe Hetimit me studentet e vitit te I-re,ne programin “Bachelor”,per vitin akademik 2024-2025

