Trajnime për institucionet ligjzbatuese

Akademia e Sigurisë zhvillon programe mësimore për ciklet e studimit në fushën e policimit, rendit dhe sigurisë publike e më gjerë. AS-ja arsimon, trajnon, kualifikon e specializon punonjës për agjenci ligjzbatuese, si: Policia e Shtetit; Garda e Republikës; Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve; Shërbimi i Provës; Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Ministrinë e Brendshme; Policia Bashkiake; Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin; Persona fizikë e juridikë, që ofrojnë shërbimin e sigurisë fizike, subjekt të së drejtës private apo publike; institucione të tjera, pavarësisht emërtimit, të krijuara  me  akte  të  tjera  që operojnë  në  fushën  e rendit dhe të sigurisë publike.