Për disa ditë një grup specialistësh nga strukturat e kufirit dhe migracionit, u trajnuan në Akademinë e Sigurisë për përdorimin e “skanerave portativë”. Përdorimi i tyre në pikat e kalimit, rrit efektshmërinë në kontrollin e shpejtë të objekteve si dhe ndihmojnë në zbulimin e kondrabandimit të objekteve të kundërligjshme.Trajnimet do të vazhdojnë për të gjithë specialistët e pikave të kalim kontrollit.Rritja profesionale e studentëve të programit “Bachelor”, konsiston dhe në dhënien e informacioneve nga fusha të tjera kryesisht të identifikimit të gjendjes mendore të personave me të cilët komunikohet gjatë shërbimit, pyetjes apo shoqërimit të tyre. Për këtë qëllim një grup ekspertësh drejtuar nga Dr. Anita Pilika, zhvilluan disa leksione mbi “Depresionin dhe vetvrasjen, Identifikimi dhe referim i sukseshëm”. Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi, ku studentët ishin të interesuar dhe për zgjidhjen e problematikave të krijuara në raste të tilla. Prof. Mandro, Rektor i Akademisë, kërkoi mirëkuptim nga grupi i ekspertëve që këto leksione të afroheshin dhe për strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe Gardës së Republikës. Trajnime të tjera vijuese do të zhvillohen në Akademi me synim rritjen e profesionalizmit të strukturave policore.Policia e Shtetit Nisi sot cikli i trajnimeve në kuadër të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, maj 2025. Cikli i trajnimeve nisi me drejtuesit qendror dhe vendor të Policisë së Shtetit. Çelja e trajnimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili ishte i pranishëm në takim, së bashku me Ambasadorin e Prezencës së OSCE-së në Shqipëri, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm dhe me Shefin e Seksionit kundër Korrupsionit në SPAK. Cikli i trajnimeve do të vijojë për punonjësit e Policisë të të gjitha niveleve, të cilët do të jenë të angazhuar me detyra gjatë procesit zgjedhor, në bazë dhe në zbatim të Kodit Zgjedhor.Policia e Shtetit Vijon tradita e konsoliduar e trajnimit të drejtuesve dhe specialistëve të Policisë së Shtetit, me programe të posaçme, mbi detyrat e tyre funksionale, gjatë proceseve zgjedhore. Trajnimet, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u çelën ditën e sotme, për drejtuesit në Drejtorinë e Përgjithshme, ata të drejtorive vendore të Policisë dhe për drejtuesit e drejtorive vendore të Kufirit dhe Migracionit. Çelja e trajnimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili ishte i pranishëm në këtë takim, së bashku me Ambasadorin e Prezencës së OSCE-së në Shqipëri, Sh.T.Z. Michel Tarran, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi, Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, z. Thoma Jano dhe me Shefin e Seksionit kundër Korrupsionit në SPAK z. Klodian Braho. Në fjalët e tyre përshëndetësë për çeljen e ciklit të trajnimeve, si dhe inkurajuese për drejtuesit dhe efektivët e Policisë, që t’i përdorin njohuritë e përfituara në këto trajnime, për të garantuar përmbushjen sa më efektive të detyrave të tyre, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, të pranishmit ndër të tjera, u shprehën: Drejtor Proda: “Policia e Shtetit, falë punës dhe angazhimit për përmbushjen maksimale të detyrave funksionale gjatë procesit zgjedhor, synon jo vetëm ruajtjen e standardeve të arrira, por dhe përmirësimin e tyre. Arritja e këtyre standardeve në proceset e fundit dhe avancimi i tyre, na bën të barabartë me homologët europianë, edhe në këtë aspekt. Gjithashtu, Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për të intensifikuar bashkëpunimin me qytetarët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që çdo indicie, denoncim apo hetim për krime zgjedhore të trajtohet shpejt dhe me profesionalizëm, duke zbatuar me rigorozitet parashikimet ligjore. Secili punonjës policie, nga baza deri te drejtuesit më të lartë, krahas trajnimeve përkatëse, ka marrë porosi të qarta që përgjatë procesit zgjedhor të jetë i angazhuar për mbarëvajtjen e tij, me profesionalizëm, pa paragjykime dhe me dijeni të plotë për rolin asnjanës të uniformës së Policisë, e cila, në krah të kutisë së votimit, duhet të përfaqësojë vetëm një ngjyrë, atë të ligjit.” Ambasadori Tarran: “Trajnimi i drejtuesve dhe specialistëve të Policisë së Shtetit, është një prej punëve kryesore që bën prezenca e OSBE-së, për rritjen e kapaciteteve gjatë secilit cikël zgjedhor. Integriteti, siguria dhe mjedisi paqësor janë të domosdoshme për të rritur besimin e zgjedhësve. Me punën tuaj ju bëni të mundur që zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe t’iu dëgjohet zëri. Ju nxis të përfitoni sa më shumë nga ky trajnim dhe ta zbatoni atë në praktikë.” Komisioneri Celibashi: “Midis Policisë së Shtetit dhe KQZ-së është krijuar tashmë një traditë e shkëlqyer bashkëpunimi për zgjedhjet në Shqipëri. Përvoja e deritanishme e ka treguar se këto 2 institucione, së bashku, kanë prodhuar një rezultat shumë të mirë përsa iu përket standardeve të proceseve zgjedhore. Gjatë proceseve të fundit zgjedhore, Policia e Shtetit ka patur një qasje tërësisht profesionale, në raport me zgjedhjet, dhe ky nuk është një konstatim që vjen vetëm prej meje apo prej KQZ-së, por ky konstatim qendron kështu dhe për vëzhguesit vendas, për ato ndërkombëtarë, si dhe për humbësit e zgjedhjeve. Policia e Shtetit është një organizatë që gëzon besimin e të gjitha palëve politike. Gjatë gjithë procesit zgjedhor, por veçanërisht gjatë ditës së zgjedhjeve, do të duhet të ketë një vëmendje të shtuar për disa fenomene negative, si grumbullimi i personave të paautorizuar në afërsi të qendrave të votimit.” Zëvendësprokurori Jano: “Shprehim vlerësimet më të mira për organizimin e këtij takimi, si një përpjekje serioze që synon të japë një panoramë në lidhje me rifreskimet e detyrimeve ligjore, konstatimet e OSBE-së, problematikat e zbatimit të ligjit zgjedhor, si dhe mbi sfidat e garantimit të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë. Secili prej institucioneve duhet të njohë mirë detyrimet dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë, me synimin final garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe rritjen e besimit të qytetarëve.” Trajnimet do të vijojnë për specialistët e niveleve zbatuese të Policisë së Shtetit, të angazhuar drejtpërdrejt me detyra funksionale gjatë procesit zgjedhor.Në ambjentet e Akademisë së Sigurisë vazhdojnë trajnimet për strukturat e Policisë së Shtetit për modulet “Hetim Krimi Niveli i I-rë”. Trajnimi ka qëllim krijimin e një standarti hetimor që lidhet me hetimin e krimeve të lehta dhe teknikat e intervistimit që kryhen si pjesë e një proçesi hetimor. Trajnimi fokusohet në gërshetimin e informacionit teorik me atë të demonstrimit praktik në fushën e hetimit.Në datat 27-28 shkurt në ambjentet e Pallatit të Kongreseve në qytetin e Tiranës, me këndin e saj modest, Akademia e Sigurisë ekspozoi vlerat e saj programore, avantazhet e punësimit dhe vlerësimit financiar të diplomës së fituar në sistemin e saj “Bachelor”. Të shumtë ishin maturantët e Shkollave të Mesme të Tiranës të cilët u njohën me cilësitë institucionale të Akademisë, akreditimin e saj institucional, programor dhe politikat e saj për ndërkombëtarizim. Grupi i promovimit do të bëjë një tur informimi në të gjithë vendin për të bërë prezent vlerat akademike të këtij institucioni të vetëm arsimor për strukturat ligjzbatuese.Në ambjentet e Akademisë së Sigurisë, prej disa ditësh sipas një kalendari sportiv, vazhdon kampionati i volejbollit ndërmjet 16 grupeve mësimore të Kolegjit Profesional Policor. Grupi fitues do të zhvillojë finalen e kupës “Akademia e Sigurisë-2025” me grupin fitues të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit. Akademia e Sigurisë ka një kalendar të pasur me aktivitete të tjera sportive në futboll, basketboll etjer.Vazhdon turi promovues për të studiuar në Akademinë e Sigurisë. Pas promovimit në gjimnazet e qarqeve Shkodër, Lezhë, Dibër, Berat, Tiranë, sot stafi i Akademisë së Sigurisë zhvilloi takim me 395 maturantë në qytetin e Sarandës të cilët të interesuar për të vazhduar Akademinë e Sigurisë, morën informacionin e duhur për programet, kushtet dhe punësimin pas përfundimit të studimeve në këtë Akademi.Grupi promovues i Akademisë së Sigurisë dhe Komisariatit të Policisë së Pogradecit vijuan sot më datë 25 Mars 2025 promovimin në panairin “Work & Study”, në qytetin e Pogradecit. Veprimtaria promovuese përfshiu 650 maturantë gjimnazistë nga 13 shkolla të mesme e Gjmnaze të Pogradecit si rrethinave të saj: Protisht, Udenisht, Velçan, Çërravë, Buçimas (Njësia Administrative Starovë) si dhe Shkolla e Mesme e Përgjithshme në Rrodokal. Akademia e Sigurisë prezantoi atë që ju ofron gjithë maturantëve të Gjimnazeve dhe Shkollave të Mesme të Pogradecit dhe njohjen me institucionin e akredituar të AS-së, me programet e saj të studimit “Bachelor” sipas modelit më të zhvilluar europian dhe që zhvillohen në Akademinë e Sigurisë, në mënyrë që t’ju mundësojë atyre marrjen e vendimit të duhur për të përzgjedhur studimet drejt një pune të sigurt, me trajtim financiar dinjitoz. Akademia e Sigurisë mirëpret maturantët nga Pogradeci për një arsim cilësor me standarde bashkëkohore në fushën e rendit dhe sigurisë publike.Në ambjentet e Akademisë së Sigurisë përfunduan kursin e 11 në fushën e “Hetimit të krimit/Niveli i parë” specialistë të policisë kriminale të cilët për disa javë morën njohuri teorike dhe praktike mbi metodat dhe mjetet që përdoren gjatë zhvillimit të një proçesi hetimor, si dhe për kërkimin , administrimin e provave si dhe intervistimin e personave, të dyshuar apo autorë. AS-ja, si prioritet të saj ka rritjen profesionale dhe krijimin e standarteve më të larta në strukturat e policisë së shtetit dhe agjensive të tjera ligjzbatuese. Instruktorë të dedikuar si mësimdhënës në këto trajnime janë mbështetur dhe çertifikuar nga ekspertë të afruar nga programi ICITAP, Departamenti Drejtësisë së SHBA dhe financuar nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit. Në ceremoninë e çertifikimit, Rektori i AS-së Prof. Ilirjan Mandro vlerësoi përkushtimin e kursantëve për të përfituar sa më shumë nga ekspertët mësimdhënës. Atasheu në Ambasadën Amerikane Drejtues i programit ICITAP, z.Rechard Deasy, si dhe z.John Kastning, Drejtor i zyrës së INL-së, vlerësuan angazhimin e stafit akademik për seriozitetin e treguar për plotësimin e nevojave të strukturave ligjzbatuese me specialist të kualifikuar. Profesionalizmi i të trajnuarëve shton besimin për një siguri jo vetëm për komunitetin në Shqipëri por dhe në SHBA. Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit u çertifikuan, pasi ju nënshtruan më parë një testimi kualifikuesPrej vitesh studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë, janë dhurues të rregullt gjaku.Nën moton “Të dhurosh gjak do të thotë të shpëtosh jetë”, e vetmja mënyrë për ta siguruar atë është nëpërmjet dhurimit të gjakut. Pesëdhjetë studentë të fakultetit të mjeksisë nën drejtimin e pedagoges së tyre Dr.Viola Shano, zhvilluan takime promovuese me kursantë dhe student të Akademisë së Sigurisë. Bashkëbisedimi midis tyre ishte miqësor dhe promovues për të patur sa më shumë dhurues nga rradhët e studentëve dhe kursantëve. Studentët e mjeksisë për iniciativën e marrë u përshëndetën nga rektori i kësaj Akademie Prof.Ilirjan Mandro si dhe stafi mjeksor në Akademi.Në ambjentet e Akademisë së Sigurisë, në datën 02.04.2025, Rektori Prof.Ilirjan Mandro dhe stafi i drejtimit, zhvilluan një takim me znj. Frances Westbrook, oficere rajonale e gjuhës angleze (RELO), Drejtuesin e programit ICITAP, Atasheun z.Richard Deasy, znj.McKenzie Louw, nga zyra e marrëdhënieve me publikun në ambasadën Amerikane, znj. Mirela Çupi, specialiste e programit të edukimit dhe znj.Liljana Kristo, specialiste në programin ICITAP. Akreditimi i AS-së në sistemin europian si dhe në atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kërkon ngritjen cilësisht të një performance programore dhe jo vetëm por dhe të një komunikimi në gjuhë të huaj të studentëve dhe stafit mësimdhënës me homologët e tyre në akademitë me të cilat kemi marrëveshje bashkëpunimi. Sot në veprimtarinë e punës së strukturave ligjzbatuese, është bërë domosdoshmëri komunikimi në gjuhën angleze si te strukturat e policisë kufitare si pritëset e para të fluksit të turistëve në vendin tonë, te strukturat e qarkullimit rrugor, te punonjësit e marrëdhënieve me jashtë, INTERPOL, Europol etj. Rritja e cilësisë në përvetësimin e kësaj gjuhe nga studentët e akademisë, stafi mësimdhënës apo dhe strukturat e tjera, pedagogët e gjuhës së huaj në akademi, kërkon mbështetjen dhe bashkëpunimin me pedagogë të gjuhës angleze nga institucionet e gjuhësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky bashkëpunim është pjesë integrale e mbështetjes që programi ICITAP në vijimësi ka afruar në AS. Takimi u përshkrua nga një frymë miqësore dhe bashkëpunimi për mbështetjen e AS-së në fushën e përvetësimit dhe masivizimit të gjuhës angleze në strukturat e policisë së shtetit dhe ato ligjzbatuese.Dëshmorët e Policisë së Shtetit, kujtesa emblematike e kombit. 5 Maj – Dita e Dëshmorëve/Përkujtohen punonjësit e Policisë që humbën jetën në krye të detyrës ose për shkak të saj. Në Akademinë e Sigurisë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve, u zhvillua një ceremoni përkujtimore. Në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila, përfaqësues të institucioneve vendore, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, përfaqësues të misioneve që asistojnë punën e Policisë së Shtetit, familjarë dhe të afërm të punonjësve të Policisë të rënë në krye ose për shkak të detyrës. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe të organizatës së Policisë së Shtetit, shprehu mirënjohje për punën e punonjësve të Policisë që kanë humbur jetën në luftën kundër krimit. Ai premtoi përkrahje për familjarët e Dëshmorëve të Policisë dhe më shumë angazhim nga ana e Policisë, për të luftuar krimin, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë. Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila shprehu gjithashtu mirënjohje për veprën sublime të Dëshmorëve dhe në emër të Ministrisë së Brendshme, ofroi mbështetje për familjarët e punonjësve të Policisë që sakrifikuan jetën për sigurinë e kombit. Gjatë ceremonisë mbajti fjalë dhe punonjësi i Policisë Maringlen Goçi, djali i njërit prej Dëshmorëve të Policisë, i cili ka vlerësuar mbështetjen e drejtuesve të Policisë dhe të kolegëve dhe në emër të të gjithë fëmijëve të Dëshmorëve, që aktualisht janë pjesë e Policisë, ka premtuar se me përkushtimin e tyre në detyrë do të bëjnë krenarë familjen e tyre dhe Policinë e Shtetit. Ceremonia u mbyll me vendosjen e kurorave me lule në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit. I përjetshëm kujtimi i Dëshmorëve të Atdheut! Fjala e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues i Parë Sokol Bizhga, gjatë ceremonisë: “Të nderuar familjarë të Dëshmorëve, I nderuar zoti Minister i Brendshëm, Të nderuar kolegë, Të nderuar të pranishëm, 5 Maji është një nga datat më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Në këtë ditë nderojmë me përulësi të thellë Dëshmorët e Atdheut – bijtë dhe bijat më të mirë që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë, sigurinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar. Në këtë ditë të shënuar, Policia e Shtetit bashkohet me gjithë shoqërinë shqiptare për të përkujtuar me respekt të pamasë, ata që nuk kursyen asgjë për idealin më të lartë – Atdheun. Sot, përkulemi me nderim para kujtimit të efektivëve të Policisë, të rënë në krye të detyrës. Ata janë shembuj të gjallë të trimërisë, përkushtimit dhe ndershmërisë. Sakrifica e tyre është dhe do të mbetet një udhërrëfyes për çdo punonjës policie që vesh me krenari këtë uniformë. Familjet e Dëshmorëve janë një pjesë e pandarë e Policisë së Shtetit. Ju jeni trashëgimtarët e një sakrifice të madhe dhe ne jemi këtu për t’ju siguruar se emri dhe vepra e të afërmve tuaj do të kujtohen përherë me respekt dhe mirënjohje të thellë. Ne, si institucion i sigurisë publike, kemi një detyrë të shenjtë: të mbrojmë vlerat për të cilat ranë Dëshmorët tanë – drejtësinë, rendin, ligjin dhe jetën njerëzore. Uniforma e Policisë së Shtetit është simbol i kësaj përgjegjësie dhe kushdo që guxon ta cenojë këtë uniformë, do të përballet me forcën e ligjit. Në këtë ditë përkujtimore, le të angazhohemi të gjithë së bashku, që gjaku i Dëshmorëve të na ndriçojë, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të sigurtë dhe më të bashkuar – për hir të kujtimit të tyre dhe brezave që vijnë. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut! Nderim dhe mirënjohje të pakufishme familjeve të tyre! Faleminderit!”