Sektori i burimeve njerëzore

Personeli i AS-së përbëhet nga personel akademik, personel ndihmësakademik, personel trajnues, personel administrativ. personeli akademik, ndihmësakademik dhe ai trajnues i AS-së, përbëhet nga rektori, drejtuesit e njësive kryesore dhe të njësive bazë, punonjësit e tjerë akademikë në përbërje të strukturës. Në personelin administrativ, bëjnë pjesë punonjësit që kanë për detyrë shërbimet mbështetëse logjistike, financiare, etj. Personeli akademik me gradë policore përzgjidhet nga radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit, sipas kritereve të përcaktuara në statutin e AS-së dhe emërohet nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit me propozim të rektorit. Personeli akademik, i jashtëm apo i ftuar, përzgjidhet nga strukturat përfituese, sipas kritereve të përcaktuara në statutin e AS-së dhe miratohet si i tillë në Senatin Akademik. Personeli pa grada policore, punësohet në AS sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara në “Rregulloren e AS-së”, kontrata e punës e së cilëve nënshkruhet nga rektori i AS-së.

Shef Sektori,Kryekomisar Ahmet Matoshi