Qendra Shëndetësore

Brenda mjediseve të AS-së funksionon edhe Qendra Shëndetësore e AS-së, e pajisur me infrastrukturën e duhur mjekësore dhe me një personel mjekësor 5 vetë (mjekë, ndihmësmjekë dhe laborant), e cila ofron shërbim të posaçëm të ndihmës së shpejtë, kryerje analizash, dhe vizitash të ndryshme mjekësore, për personelin akademik dhe studentët. Mjediset e AS-së janë plotësisht në përputhje me standardet e kërkuara higjenosanitare që duhet të ketë një institucion universitar dhe, AS zotëron Akt-miratimin higjenosanitar të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë.