Pse të studioni në AS

Institucioni i vetëm dhe i akredituar i arsimimit policor. AS-ja zotëron mjedise të mjaftueshme e të përshtatshme mësimore për zhvillimin e veprimtarisë mësimdhënëse, në varësi të numrit të studentëve, të grupeve mësimore dhe në përputhje me natyrën specifike të programit të studimit. Veprimtaria mësimdhënëse ushtrohet në një hapësirë territoriale dhe në godina të cilat përmbushin standardet dhe kriteret funksionale të kërkuara për një kampus universitar. Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 8.4 ha, ka 20 godina, ku përfshihen mjedise si: mensa, biblioteka, hotele e fjetore, godina për mësim, ambiente administrative, palestra, fusha sporti, parkime, laboratorë, poligon, kabinete etj.

Kolegji Profesional i Formimit Policor është njësi kryesore përgjegjëse për shkollimin, trajnimin dhe specializimin e punonjësve të nivelit zbatues të Policisë së Shtetit. Programi i shkollimit “Patrullë e përgjithshme”, në KPFP, ka natyrë teoriko-praktike. Programi për “Patrullë të Përgjithshme” në KPFP u mundëson fillimin e karrierës punonjësve të Policisë së Shtetit. Pas përfundimit me sukses të shkollimit në këtë kolegj, bëhet certifikimi dhe emërimi në detyrë si punonjës policie.

  • Kërkesa më e lartë në Shqipëri, për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, është treguesi i vërtetë se sa e vlerësojnë këtë profesion.
  • Mundësi për të vazhduar edhe ciklet e studimit “Bachelor” e “Master”.
  • Punësim i garantuar dhe afatgjatë.
  • Profesion që të formon karakterin.
Ke mbaruar maturën❔Nuk ke vendosur ende për degën, universitetin❔Ju ftoj t’i bashkoheni Policisë së Shtetit, duke aplikuar në Akademinë e Sigurisë🙏 Në fund të studimeve do të keni gradën nënkomisar👮‍♀️👮 dhe një nga prefesionet më të respektuara👏
➡️Aplikimet prej 30 korrik-4 gusht 🖥️📱 https://ualbania.al
💯 kuota për Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit. #BashkohuMePolicinëeShtetit👮👮‍♀️🙏