Projekte

AS-ja është organizuar në mënyrë të tillë që të përfitojë financime nga programet evropiane dhe me gjerë. Për këtë qëllim, në institucion angazhohet Qendra e Kërkimeve Shkencore në bashkëpunim me strukturat e tjera. Konkretisht, njësitë bazë informohen dhe motivohen për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të projekteve kombëtare e ndërkombëtare, si dhe mbështeten në pjesëmarrjen konkrete në projekte. Gjatë 2 viteve të fundit, AS ka fituar projekte kombëtare ose ndërkombëtare nga BE-ja, dhe është në proces të zbatimit të tyre. Institucioni zbaton kodin e etikës dhe të integritetit akademik nëpërmjet të cilit mbron vlerat e lirisë akademike, autonominë institucionale dhe integritetin etik. Në Strategjinë zhvillimore të AS-së, theksohet rëndësia e përmbushjes së misionit, me etikë dhe integritet.

Vitet e fundit ka përpjekje të vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve në përputhje me standardet e IAL-ve. Stafi pedagogjik në AS është certifikuar përmes trajnimeve e takimeve që ka ofruar Projekti i Binjakëzimit të AS-së me institucione arsimore simotra dhe IAL jopolicore, nga Finlanda dhe Estonia, i financuar nga BE-ja. Ky projekt synonte krahas të tjerave, edhe rritjen e kapaciteteve mësimdhënëse të AS-së; përmendet edhe në Progres-Raportin e BE-së për Shqipërinë, 2021.