Poligoni dhe TAZ

Programet e studimit të fushës së sigurisë publike kanë një natyrë të veçantë, kështu që AS ka siguruar mjedise jo vetëm të natyrës laboratorike, por edhe të tjerë që janë në përshtatje me praktikën mësimore të studentëve. Kjo infrastrukturë e cila konsiston në disa ambiente si: Poligon, Shtëpi Taktike, STAZ-i (Simulator për qitje, ushtrime etj.) etj., përmbush kriteret e përdorimit, funksionimit e të sigurisë si dhe vlerësohet rregullisht nga ana teknike. Poligoni i AS-së dhe Shtëpia Taktike, në të cilën kryhet përgatitja operacionale e studentëve, plotësojnë kushtet për natyrën e trajnimit që ofrohet dhe aktiviteti i tyre zhvillohet sipas parametrave të larta të sigurisë e të mësimdhënies.

Ekzistojnë plane të sakta masash dhe procedura standarde për mbrojtjen, sigurinë e personelit e të studentëve që veprojnë në këto mjedise speciale. Veprimtaria mbështet në rregullore e manuale të caktuara që lidhen me përdorimin e armëve dha natyrën operacionale të policisë. Personeli akademik që mbikëqyr punën e studentëve në Poligon dhe në Shtëpinë Taktike është i certifikuar, i trajnuar dhe me një përgatitje të veçantë profesionale; ata janë të specializuar e të certifikuar në këtë drejtim, nga ekspertë kombëtare e ndërkombëtarë.