Ndërkombëtarizimi i AS

AS-ja ka një bashkëpunim të gjerë me organizma e institucione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare në favor të sjelljes së ekspertëve të ndryshëm në kuadër të trajnimeve specifike për studentët dhe personelin, me qëllim rritjen e cilësisë. Marrëveshjet e bashkëpunimit me akademi, organizata e agjenci të huaja, të fushës së sigurisë publike apo të fushave që kanë lidhje me të, vlerësohen si mjet i domosdoshëm për zhvillimin shkencor të njohurive dhe për shpërndarjen e tyre. Në strategjinë zhvillimore të AS-së janë përcaktuar qartë prioritetet strategjike të politikës së saj të bashkëpunimit. Pjesë e objektivave strategjikë janë edhe përcaktimi i qartë i profilit të lidhur me ndërkombëtarizimin dhe me nivelin e kërkimit që synohet. Në këtë strategji, merren parasysh nevojat e PSH dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese për hapjen e programeve të reja ose për hartimin e projekteve kërkimore shkencore. AS-ja organizon dhe kryen marrëveshje bashkëpunimi me institucione homologe të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit.