Mjedisi dhe palestrat

Në AS gjenden një sërë mjedisesh të jashtme të cilat shërbejnë për zhvillimin e veprimtarive sportive; ka 2 palestra, infrastrukturë sportive të hapur dhe të mbyllur (fusha futbolli, volejbolli, basketbolli) në dispozicion të personelit akademik dhe të studentëve të saj. Institucioni siguron mjedise të përshtatshme pushimi, sportive dhe argëtimi për personelin akademik dhe studentët e vet.