Komisioni i Përhershëm i Mbarëvajtjes së Veprimtarisë dhe Marrëdhënieve me Studentët/kursantët

Komisioni i Përhershëm i Mbarëvajtjes së Veprimtarisë dhe Marrëdhënieve me Studentët/kursantët, ngrihet për të garantuar dhe për të zhvilluar marrëdhëniet e bashkëpunimit midis organeve drejtuese të AS-së dhe të studentëve/kursantëve dhe (apo) organizmave studentorë. Komisioni përbëhet nga shtatë anëtarë, nga të cilët katër anëtarë janë pjesë e personelit akademik të njësive kryesore dhe tre anëtarë, përfaqësues të studentëve/kursantëve. Anëtarët përfaqësues të studentëve/kursantëve dhe anëtarët përfaqësues të personelit akademik vetëkandidohen dhe zgjidhen nga Senati Akademik për një mandat dyvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Komisioni harton politikat për trajtimin e studentëve/kursantëve; bashkëpunon me këshillat studentorë dhe koordinon punën me ta; propozon mbështetjen financiare dhe logjistike të projekteve të studentëve/kursantëve; kërkon informacione të ndryshme nga njësitë kryesore për probleme të studentëve/kursantëve; kërkon informacion nga strukturat përbërëse të institucionit për çështje dhe për probleme të paraqitura nga studentët /kursantët dhe organizmat e tyre.