Komisionet e Perhershme

Asambleja e personelit akademik, e cila përbëhet nga personeli akademik me kohë të plotë i njësive kryesore dhe i drejtorisë për formimin dhe trajnimin e të tretëve, krijon komisionet e përhershme të njësisë kryesore në AS si dhe zgjedh anëtarët e tyre. Asambleja e personelit akademik e ushtron veprimtarinë e saj në mbledhjen e përgjithshme, si edhe nëpërmjet komisioneve.  Studentët kanë të drejtë të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet e përhershme të lejuara me statut. Senati Akademik i AS-së krijon dhe garanton funksionimin e komisioneve të përhershme në nivel institucioni, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.