Kolegji Profesional i Formimit Policor

Kolegji Profesional i Formimit Policor është njësi kryesore përgjegjëse për shkollimin, trajnimin dhe specializimin e punonjësve të nivelit zbatues si dhe zhvillon trajnime, specializime dhe ecurinë në karrierë për nivelin zbatues.

Në Kolegj, vepron si organ kolegjial Këshilli i Kolegjit, organizëm i cili përbëhet nga drejtori dhe drejtuesit e njësive bazë. Detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit të Kolegjit përcaktohen në Rregulloren e Kolegjit Profesional të Formimit Policor.

Kolegji përgatit programe formimi, kualifikimi dhe specializimi në fushën e rendit dhe sigurisë publike, si dhe gjithë programet e trajnimeve për ecurisë në karrierë në nivelet bazë të institucioneve përfitues. Kolegji kryen veprimtari studimore, kërkimore të pavarur, në përputhje me misionin dhe fushat e veprimtarisë së tij.