Këshilli studentor/kursant

Studentët janë të organizuar zyrtarisht në organin përfaqësues të Këshillit Studentor bazuar në nenet 54 dhe 55 të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë” si dhe statutit të AS-së. Këshilli Studentor i AS-së është një organizim i pavarur i studentëve, i cili nuk zhvillon veprimtari politike dhe ekonomike; anëtarë e këtij këshilli, zgjidhen sipas një procedure të caktuar. Ky këshill promovon pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të AS-së, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve si dhe funksionon sipas një akteve rregullatorë të AS-së.

Akademia, mbështet në mënyrë të vazhdueshme veprimtari të veçanta të studentëve si: pjesëmarrje në konferencat shkencore brenda dhe jashtë vendit, që ajo organizon vetë apo në bashkëpunim; dhe në aktivitete kulturore, të organizuara me institucione partnere ose me individë të ndryshëm, në AS. AS-ja inkurajon pjesëmarrjen e studentëve në vendimmarrje, organizimin e lirë dhe shprehjen e mendimit të tyre, parashikuar kjo shprehimisht në dispozitat e statuti të AS-së dhe te “Rregullorja e FHS-së” etj.

Këshilli Studentor i AS-së shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të AS-së, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj. Përfaqësuesit e tij janë pjesë e organeve kolegjiale të AS-së. AS-ja në përbërje të saj ka dy njësi kryesore (fakulteti dhe kolegji). Çdo njësi e AS-së ka këshillin studentor të saj. Çdo këshill studentor në nivel fakulteti ka përfaqësuesit e tij. Senati akademik ka një përfaqësues të studentëve, i cili zgjidhet me votim të fshehtë nga vetë studentët. Përfaqësuesi i studentëve në senatin e AS-së shpreh mendimet dhe propozimet për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm, si: për planet mësimore edhe për programet e studimeve, rregulloret e studimeve etj. Ky mendim merret drejtpërdrejt nga takimet me studentët dhe nëpërmjet ankesave të paraqitura pranë sekretarive mësimore.