Këshilli i Etikës

Këshilli i Etikës është organ kolegjial i AS-së që promovon dhe shqyrton çështje që lidhen me etikën në veprimtarinë e procesit mësimor dhe të atij kërkimor-shkencor, si dhe në veprimtaritë e tjera institucionale, sipas parashikimeve të “Kodit të etikës” dhe legjislacionit për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë dhe të ligjit për Policinë e Shtetit. Këshilli i Etikës merr vendime me shumicë votash dhe i paraqet rekomandimet e tij Senatit Akademik. Ky këshill përbëhet nga shtatë anëtarë. Anëtarët e Këshillit të Etikës përzgjidhen nga Senati Akademik, mbi bazën e propozimeve të bëra nga njësitë kryesore; nga administratori për anëtarët e stafit të personelit administrativ; nga rektori për personelin ndihmësakademik dhe nga komuniteti i studentëve të AS-së. Një nga anëtarët përzgjidhet nga Senati Akademik, ndërmjet anëtarëve të tij. Një anëtar, nga radhët e studentëve (me mesatare matematikore mbi notën 9-të), zgjidhet nga Senati Akademik, mbi bazën e vetëkandidimit. Anëtarët e Këshillit të Etikës nuk ushtrojnë funksione drejtuese në AS. Detyrat dhe funksionet e Këshillit të Etikës përcaktohen në “Kodin e etikës” të AS-së dhe në rregulloren e tij, të cilat miratohen nga Senati Akademik.