FAKULTETI I SIGURISE DHE HETIMIT

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit është njësi kryesore e AS-së, dhe zbaton programe të nivelit “Bachelor”, “Master” dhe “Master i shkencave”, trajnimi dhe specializimi si dhe ato të ecurisë në karrierë. Ka për mision përgatitjen e specialistëve në nivele menaxhimi e udhëheqjeje dhe bashkërendon mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në fushën e rendit dhe të sigurisë publike.

Në fakultet vepron si organ kolegjial dekanati, i cili përbëhet nga dekani dhe nga drejtuesit e njësive bazë. Detyrat dhe përgjegjësitë e dekanatit përcaktohen në “Rregulloren e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit”.

Fakulteti përgatit programet studimit në fushën e rendit dhe sigurisë publike, si dhe të gjitha programet e trajnimeve, specializimeve dhe ecurisë në karrierë për të gjitha nivelet menaxheriale të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera përfituese ligjzbatuese.

Fakulteti kryen veprimtari kërkimore shkencore të pavarur, në përputhje me misionin dhe fushat e veprimtarisë së AS-së. Ai bashkëpunon me institucionet kërkimore-shkencore dhe me struktura të tjera ligjzbatuese, në lidhje me realizimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore.