Dekani i FSH

Dekani i FSH-së është autoriteti më i lartë akademik i njësisë kryesore dhe përfaqësuesi i saj. Ai zgjidhet nga Asambleja e Personelit Akademik të njësisë kryesore dhe nga studentët. Kandidatët për dekan vetëkandidohen dhe duhet të vijnë nga radhët e personelit akademik të institucionit ose dhe jashtë dhe të mbajnë titullin “Profesor”, të kenë jo më pak se 10 vite përvojë akademike në mësimdhënie ose kërkimin shkencor dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Akademia e Sigurisë, në përputhje me ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe me ligjin për Policinë e Shtetit.

Mandati i dekanit zgjat katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Pas përfundimit të mandatit, ai vazhdon të jetë anëtar i personelit të njësisë bazë ku kryen veprimtarinë e tij akademike. Rektori i AS-së emëron kandidatin fitues, të dalë nga zgjedhjet për dekan.

Drejtor/Dekan,Drejtues i Pare Xhevahir Karaj

Drejtor/Dekan,Drejtues i Pare Xhevahir Karaj