Cikli i dytë/ Master

AS-ja ofron programe në të dy ciklet e studimit: “Bachelor” e “Master”, në përputhje me nevojat e Policisë së Shtetit dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese. Në programet e ciklit të dytë, “Master”, parashikohet që studentët të përfshihen dhe të thellohen në veprimtari të karakterit kërkimor-shkencor, bazuar te rregullorja e programit. Aktualisht ky program nuk ka filluar ende funksionimin, por dokumentacioni është përgatitur. Vonesa në hapjen e programeve “Master” shtron nevojën për një bashkërendim më të mirë të AS-së me PSH-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, me qëllim që ato të realizohen brenda afateve ligjore.