Aktivitete kërkimore

AS-ja bashkëpunon me struktura kombëtare dhe ndërkombëtare në kuadër të kërkimit shkencor me qëllim aplikimin dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta. AS-ja mbështet dhe inkurajon stafin akademik dhe departamentet, në drejtim të kërkimit shkencor dhe projekteve, edhe përmes informimit dhe trajnimit.

AS-ja mbështet dhe nxit me të gjitha mjetet zbatimin, zhvillimin dhe zgjerimin e fushave prioritare të përcaktuara nga departamentet dhe nga prioritetet institucionale të fushës së sigurisë publike që ka Policia e Shtetit përmes financimeve, zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar; përmes rekrutimeve të reja të personelit akademik të kualifikuar në kërkim shkencor, në funksion të strategjisë zhvillimore të AS-së, përmes organizimit të aktiviteteve orientuese mbi programet evropiane të kërkimit shkencor dhe, përmes organizimit të konferencave, mbledhjeve të punës, leksioneve të hapura, trajnimeve shkencore, etj.

Institucioni bashkëpunon me organizma shkencorë kombëtarë e ndërkombëtarë.