Akreditimi Institucional

Akademia e Sigurisë, është institucion i akredituar me vendim nr. 7, datë  27.1.2023, të Bordit të Akreditimit, të ASCAL-it, për periudhën 2023-2028. Në vitin 2023 AS-ja mori për herë të parë akreditimin institucional duke plotësuar të gjitha standardet që u kërkohen institucioneve të arsimit të lartë.

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) i ASCAL-it, pas vlerësimit të dokumentacionit të ofruar nga grupi i punës së AS-së për procesin e akreditimit institucional, gjykoi se standardet për AS-në si institucion i arsimit të lartë (menaxhim, autonomi dhe sigurim cilësie) janë përmbushur plotësisht. Në arritjen e këtij gjykimi, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi një praktikë të mirë. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm konstatoi se institucioni menaxhohet në mënyrë efikase në përputhje me ligjin, statutin dhe rregulloret shqiptare, dhe se ka bashkëpunime të mira me institucione të tjera shtetërore, si dhe me partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë. Pas disa riorganizimeve në profilin dhe strukturën e institucionit, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm konstatoi se institucioni ka një strukturë të mirëorganizuar dhe efektive, që u mundëson studentëve dhe stafit akademik të japin informacion të plotë për procesin akademik dhe administrativ. Institucioni është i një rëndësie të veçantë sa i përket sigurisë civile dhe kombëtare, ndaj, në këtë drejtim, luan një rol të pazëvendësueshëm në përgatitjen e profesionistëve në vend. Standardet për burimet dhe partneritetin janë përmbushur kryesisht. Në arritjen e këtij gjykimi, grupi i vlerësimit të jashtëm identifikoi një karakteristikë të praktikës së mirë, dy pika të dobëta dhe bëri dy rekomandime. AS-ja ofron ambiente të standardeve të larta për stafin, studentët dhe partnerët e saj. Në këtë kontekst, për shkak të specifikës që ka, infrastruktura e institucionit konsiderohet si më e plotësuara në vend për arsimimin dhe formimin e specialistëve të sigurisë. Gjithashtu, kampusi ofron mundësi të shumta për aktivitete sportive dhe çlodhëse, ushqim, si dhe akomodim për studentët. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi disa hapa të vegjël të ndërmarrë për gjenerimin e të ardhurave nga shërbimet e ofruara, që mund t’i japin institucionit mundësinë të fitojë më shumë të ardhura dhe të tërheqë investime.

Standardet për kurrikulën janë përmbushur plotësisht: në arritjen e këtij gjykimi, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi karakteristika të praktikës së mirë dhe nuk dha rekomandime. Standardet për veprimtarinë shkencore/artistike dhe inovacionin janë përmbushur kryesisht. Për arritjen e këtij gjykimi, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi një praktikë të mirë lidhur me revistën e botuar nga AS-ja, të regjistruar me numër ISSN-je, si dhe me konferencat shkencore. GVJ-ja rekomandoi që AS-ja duhet të rrisë mbështetjen financiare dhe aplikimet për projektet kërkimore të zakonshme nga thirrjet kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim rritjen e numrit të projekteve kërkimore ndërkombëtare.

Standardet për studentët dhe mbështetjen e tyre janë përmbushur plotësisht në AS. Praktikat e mira lidhen me kushtet shumë të mira, që u mundësojnë studentëve të kryejnë veprimtari jashtëshkollore, si dhe me normën e lartë të punësimit të studentëve.

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi karakteristikat e mëposhtme të praktikës së mirë:

– AS-ja ka një profil specifik dhe rol të rëndësishëm sa i përket arsimit dhe formimit kombëtar në fushën e sigurisë kombëtare. Strategjia e saj e zhvillimit është harmonizuar dhe hartuar në përputhje me strategjitë e tjera kombëtare të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kombëtare dhe publike.

– Grupi i Vlerësimit të Jashtëm vlerëson se infrastruktura dhe logjistika e institucionit në lidhje me studentët dhe programet e studimit janë të standardeve të larta sa i përket fushës së institucionit. Disa nga laboratorët, sallat e improvizimit, palestrat, etj., janë unike në nivel kombëtar për shkak të specifikës dhe natyrës së institucionit.

– Botimi i revistës “Policimi dhe siguria” nga AS-ja, e regjistruar me numër ISSN, është shumë inkurajues, sepse mundëson botimin e punimeve shkencore të kryera nga stafi akademik dhe studentët.

– Kushtet për kryerjen e veprimtarive jashtëshkollore nga studentët janë shumë të mira.

– Norma e punësimit të studentëve që përfundojnë arsimin e lartë të policisë është 100%.

Gjykimet përmbledhëse të GVJ-së për çdo fushë vlerësimi ishin si më poshtë:

1. Standardet për Institucionin e Arsimit të Lartë – Menaxhim, Autonomi dhe Sigurim Cilësie janë përmbushur plotësisht.

2. Standardet për Burimet dhe Partneritetin janë përmbushur kryesisht.

3. Standardet për Programet e Studimit, Mësimdhënien dhe Vlerësimin janë përmbushur plotësisht.

4. Standardet për Veprimtarinë Shkencore/Artistike dhe Inovacionin janë përmbushur kryesisht. 5. Standardet për Studentët dhe Mbështetjen e tyre janë përmbushur plotësisht.