Kolegji Profesional i Formimit Policor është njësi kryesore përgjegjëse për shkollimin, trajnimin dhe specializimin e punonjësve të nivelit zbatues të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese. Programi i shkollimit “Patrullë e përgjithshme”, në KPFP, zhvillohet sipas kësaj ndarjeje teoriko-praktike:
a. modulet teorike, të cilat zhvillohen nga instruktorët e departamenteve sipas planit mësimor;
b. trajnimi në terren i cili zhvillohet nën mbikëqyrjen e oficerëve të trajnimit në terren (OTT) pranë strukturave vendore të policisë dhe instruktorëve të kolegjit Profesional Policorë.
Kryerja e Kolegjit Profesional të Formimit Policor në programin për “Patrullë të Përgjithshme” u mundëson fillimin e karrierës punonjësve të Policisë së Shtetit. Pas përfundimit me sukses të shkollimit në këtë kolegj, bëhet certifikimi dhe emërimi në detyrë si punonjës policie nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.