Buxheti

AS harton një plan buxhetor afatmesëm, i cili është pjesë e planit strategjik të zhvillimit të institucionit. Ky plan hartohet çdo vit. Të gjitha të ardhurat e krijuara nga AS-ja si institucion publik i arsimit të lartë, përdoren prej saj dhe pjesa e papërdorur e të ardhurave mbartet në vitin pasardhës. Përdorimi i fondeve publike nga buxheti i shtetit për AS-në si një institucion i arsimit të lartë, bëhet në përputhje me kushtet dhe qëllimet e grantit të akorduar.