Financa dhe kontrata

AS-ja financohet plotësisht nga buxheti i shtetit. AS-ja nuk përjashtohet nga mundësia e përfitimit të së ardhurave të tjera të ligjshme. Të ardhurat e përfituara nga veprimtaritë kërkimore-shkencore, këshillimet si dhe çdo e ardhur që realizohet nga veprimtaria ku merr pjesë personeli akademik, ndahet ndërmjet personelit akademik dhe AS-së, si institucion i arsimit të lartë, sipas rregullores së miratuar nga Bordi i Administrimit. AS-ja si institucion publik i arsimit të lartë, rregullon në aktet e saj të brendshme mënyrën e përdorimit të fondeve të krijuara nga të ardhurat e përcaktuara në këtë nen, me përjashtim të të ardhurave nga buxheti i shtetit.