Bashkëpunimi

AS-ja e shikon të lidhur ngushtë favorizimin e dialogut social, jo vetëm në planin kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar. Kështu, marrëveshjet e bashkëpunimit me akademi, organizata e agjenci të huaja, të fushës së sigurisë publike apo të fushave që kanë lidhje me të, AS-ja i vlerëson si një mjet të domosdoshëm për njohjen e ndërsjellë të kulturave, për zhvillimin shkencor të njohurive dhe për shpërndarjen e tyre.