Mirëmbajtja e infrastrukturës fizike

Në strukturën e AS-së, ekziston një njësi e veçantë për mbarëvajtjen dhe sigurimin e infrastrukturës mbështetëse. Kjo njësi ka në përbërje specialistë të funksioneve të ndryshme, si; hidraulik, kopshtar, elektricist, marangoz etj. Çdo vit, AS-ja vlerëson gjendjen e infrastrukturës së saj që ka në shërbim të studentëve dhe të personelit. Ajo e kryen këtë proces vlerësimi përmes analizave të specialistëve të njësisë mbështetëse si dhe nëpërmjet pyetësorëve e sondazheve me studentët dhe personelin e akomoduar në mjediset e saj. AS angazhohet në përmbushjen e pritshmërisë dhe kërkesave të tyre, sipas standardeve që ajo ka deklaruar se përmbush. AS siguron mbarëvajtjen shërbimeve dhe të mirëmbajtjes së infrastrukturës edhe me palë të treta, duke lidhur kontrata e marrëveshje bashkëpunimi për ushqimin, pijet e ofruara përmes automateve, heqjen e mbeturinave, kopshtarinë etj. AS siguron mbarëvajtjen shërbimeve dhe të mirëmbajtjes së infrastrukturës edhe me palë të treta, duke lidhur kontrata e marrëveshje bashkëpunimi për ushqimin, pijet e ofruara përmes automateve, heqjen e mbeturinave, kopshtarinë etj.