Komisioni i Përhershëm i Kurrikulës dhe i Sigurimit të Cilësisë

Komisioni i Përhershëm i Kurrikulës dhe i Sigurimit të Cilësisë, është struktura përgjegjëse për garantimin e standardeve të cilësisë së institucionit dhe programeve të studimit, si dhe për organizimin dhe vlerësimin e projektprogrameve të studimit të ciklit të parë dhe të dytë, në nivel njësie bazë, të paraqitura sipas parashikimeve të këtij statuti. Ky komision përbëhet nga 7 anëtarë. Në përbërje të tij zgjidhen nga një përfaqësues nga njësitë kryesore, një përfaqësues nga strukturat e kurrikulës në rektorat, një përfaqësues nga strukturat me karakter administrativ në aparatin e rektoratit, një përfaqësues nga strukturat e tjera, si edhe dy përfaqësues nga studentët/kursantët. Anëtarët e komisionit vetëkandidohen dhe miratohen nga Senati Akademik për një mandat dyvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.