Bordi Administrimit

Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, që mbikëqyr dhe kontrollon veprimtaritë e AS-së në aspektet administrative, financiare dhe ekonomike, si dhe garanton përmbushjen e misionit të AS-së, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të saj. Bordi i Administrimit përbëhet nga shtatë anëtarë, të punësuar me kohë të pjesshme, me përfaqësues si vijon:

tre anëtarë, përzgjidhen nga Senati Akademik i Akademisë së Sigurisë;

tre anëtarë nga ministri përgjegjës për arsimin, me propozimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili propozon kandidatët për anëtarë të bordit pasi ka marrë miratimin paraprak të ministrit përgjegjës për arsimin;

një anëtar nga ministri përgjegjës për rendin e sigurinë publike, me propozimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Anëtarët, përfaqësues të AS-së, zgjidhen nga Senati Akademik për një mandat pesëvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, prej listës së anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë që vetëkandidohen.

Bordi i Administrimit ka këto funksione kryesore: mbështet veprimtarinë financiare të AS-së në përmbushjen e misionit të saj; vlerëson paraprakisht riorganizimin e AS-së; vlerëson paraprakisht hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive të AS-së; miraton projektstatutin e AS-së me dy të tretat (2/3) e votave dhe ia përcjell për miratim  Senatit Akademik për procedurat e mëtejshme; miraton paraprakisht hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive përbërëse të AS-së; i propozon Senatit Akademik për kuotat e planifikuara sipas kapaciteteve të AS-së; miraton “Rregulloren e organizimit dhe funksionimit të Bordit të Administrimit”; përcakton rregullat për shpërndarjen e të ardhurave që siguron AS-ja nga ushtrimi i veprimtarive të saj, si dhe mbikëqyr përdorimin e burimeve të financimit; është përgjegjës për caktimin e kritereve e të procedurave për punësimin e administratorit dhe personelit administrativ, mbështetur në legjislacionin sipas këtij statuti; emëron dhe shkarkon administratorin e  AS-së; ngre komisione e grupe pune për çështje dhe veprimtari të veçanta; miraton fondet për realizimin e projekteve të ndryshme kërkimore-shkencore mbi bazën e propozimeve të rektoratit; miraton tarifat e shkollimit për institucionet përfituese, me përjashtim të Policisë së Shtetit etj.

Drejtori/Administratori Milton Nushi

Shef Sektori Shipe Baze

Shef Sektori Ledjana Shehu