Drejtori i KLFP

Drejtori i kolegjit është autoriteti më i lartë akademik i kësaj njësie kryesore dhe përfaqësuesi i saj. Drejtori i kolegjit zgjidhet nga asambleja e personelit akademik të njësisë kryesore dhe studentëve të kolegjit. Modalitetet përcaktohen në rregulloren e zgjedhjeve në këtë njësi. Kandidatët për drejtor të kolegjit vetëkandidohen dhe duhet të vijnë nga radhët e personelit akademik të institucionit ose nga radhët e Policisë së Shtetit dhe të mbajnë gradën “Nivel i mesëm drejtues”, kanë jo më pak se 15 vite përvojë në strukturat e Policisë së Shtetit etj., dhe ata konkurrojnë ndërmjet tyre në përputhje me përcaktimet e ligjit të arsimit të lartë për procedurat e zgjedhjes së drejtuesit të njësisë kryesore. Mandati i drejtorit të kolegjit është katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Pas përfundimit të mandatit, ai vazhdon të jetë anëtar i personelit akademik, ose i Policisë së Shtetit.

Drejtor,Drejtues i Pare Mithat Tola