Akreditimi i Programit “Bachelor”

Grupi i punës i vlerësimit të brendshëm në AS, paraqiti dokumentet e vlerësimit të brendshëm dhe pas takimeve me ekspertët e ASCSL-it për vlerësimin e jashtëm, lidhur me akreditimin e programit të ciklit të parë të studimeve “Bachelor” në “Siguri dhe hetim” që zhvillohet në fakultet, arriti të fitojë një vlerësim pozitiv të këtyre të fundit. Për këtë proces akreditimi, në muajin dhjetor 2022 u ngrit grupi i punës për vlerësimin e brendshëm të programit “Bachelor” të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, sipas urdhrit të rektorit të AS-së. U realizua vlerësimi i brendshëm dhe u dërgua në MAS. Më pas janë dërguar edhe disa materiale shtesë të kërkuara nga ana e tyre. Nga Bordi i Akreditimit të ASCAL-it, u krye edhe vlerësimi i jashtëm i programit nga ekspertët që caktoi bordi. Në fillim të muajit qershor 2023, ka ardhur raporti i vlerësimit të jashtëm, ku sipas tij, pesë fushat janë vlerësuar në përmbushje të detyrimeve me cilësimin: “Plotësisht”. Jemi në pritje të miratimit të Certifikatës nga Bordi i Akdreditimit të ASCAL.