Misioni Vizioni

“ Transmetimi i dijeve nëpërmjet arsimimit dhe kërkimit”

Misioni kryesor i Akademisë së Sigurisë është zhvillimi dhe transmetimi i dijeve me anën e arsimimit dhe kërkimit shkencor, në fushën e rendit dhe sigurisë për përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera ligjzbatuese. Akademia e Sigurisë, si institucion përgjegjës i vetëm i arsimit të lartë publik policor, në të tre ciklet e studimeve universitare, ka për mision formimin, specializimin dhe kualifikimin e punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe ofrimin e specializimeve dhe kualifikimeve për institucione të tjera të zbatimit të ligjit e për personat fizike e juridike në fushën e rendit e të sigurisë publike. Akademia e Sigurisë, në vartësi dhe funksion të Policisë së Shtetit, është një institucion publik i arsimit të lartë, dhe zbaton përveç ligjit të Policisë së Shteti edhe ligjin për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë dhe aktet nënligjore që rrjedhin në zbatim të tyre.