Katalogu elektronik i librave

Biblioteka e AS-së, me personelin e saj, është në shërbim të vazhdueshëm të stafit dhe të studentëve duke ofruar literaturë cilësore të lidhur me profilin e programit të studimit “Bachelor” në “Siguria dhe hetimi”. Biblioteka e AS-së dhe shërbimet e saj sigurojnë një shërbim cilësor dhe të shpejtë përmes përdorimit të skedarëve digjitalë të cilët ofrohen për kërkim nëpërmjet internetit, duke ndihmuar në aktivitetin kërkimor e profesional në kuadër të programeve të studimit.

Biblioteka e AS-së ka krijuar një fond elektronik literature i cili është në rritje. Ajo ruan edhe në format elektronik (CD ose disk të ngurtë) materialet mësimore të programit, literaturë të posaçme etj. Një nga objektivat kryesorë të kësaj biblioteke është zgjerimi i fondit digjital, përmes materialeve të saj por edhe përmes bashkëpunimeve me institucione të tjera.