Informacion për përdoruesit

Për realizimin e programeve biblioteka zotëron dhe vë në dispozicion të studentëve të programit “Bachelor” në “Siguria dhe hetimi”, libra, periodikë shkencorë e botime të tjera mësimore. Biblioteka, që shërben edhe si sallë studimi, ka të skeduar 41 522 kopje librash: libra mësimorë, artistikë dhe revista të ndryshme. Koleksioni i librave përmban po ashtu, manuale, artikuj simpoziumesh, fjalorë si dhe artikuj të ndryshëm gazetash. Përkatësisht 367 tituj janë literaturë në gjuhë të huaj, ndërsa rreth 6000 tituj janë literaturë në gjuhën shqipe; tituj total periodikësh janë 125. 

Biblioteka është e pajisur me kompjuterë të cilët kanë të instaluar programe dhe pajisje të tjera teknike, që mundësojnë shfrytëzimin pa kufizim për të gjithë studentët, të këtyre burimeve.

Orari i punës së bibliotekës në AS-së, gjatë së cilit punonjësit u përgjigjen nevojave të studentëve, shpallet në mjediset dhe në uebin e AS-së. Studentët regjistrohen në kartelat që iu lejojnë të marrin librat në ambientet e sallave të studimit brenda AS-së. Biblioteka vihet në dispozicion të studentëve në orare shërbimi të cilat janë në përshtatje me oraret e zhvillimit të procesit mësimor e përtej tyre, në përgjigje edhe të nevojave, numrit të studentëve dhe kapacitetit të saj.