Të drejtat dhe detyrimet e studentëve/kursantëve

Statusi i studentit/kursantit fitohet me regjistrimin e tij në AS pasi është shpallur fitues nga procesi i konkurrimit. Ky status, humbet me marrjen e diplomës ose certifikatës përkatëse, si dhe në rastin e çregjistrimit të studentit/kursantit nga AS-ja. Studentët/kursantët formohen, trajnohen, specializohen sipas programeve të përgatitura në bazë të kërkesave për plotësimin e nevojave të Policisë së Shtetit apo institucioneve përfituese në fushën e rendit dhe sigurisë publike. Lista e detyrimeve akademike dhe dokumentacionit për regjistrim, si dhe formulari tip i regjistrimit të studentëve/kursantëve, pasqyrohet në “Rregulloren e AS-së”.  Të drejtat dhe detyrimet e studentëve/kursantëve përcaktohen në “Rregulloren e AS-së”.