Shkëmbimi i mësimdhënies

Institucioni ndjek politika favorizuese për mobilitetin e personelit akademik dhe të studentëve në nivel ndërkombëtar. AS dhe personeli i saj akademik merr pjesë në aktivitete ndërkombëtare, prezanton kumtesa në konferenca, kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe organizon vetë aktivitete ndërkombëtare, si p.sh. konferenca shkencore, simpoziume, etj. AS-ja mbi bazën e kuotave të përcaktuara nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, u jep të drejt studimi studentëve për ndjekjen e studimeve jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, AS-ja ndjek një politikë për integrimin e personelit akademik të ftuar dhe të studiuesve të huaj, e cila është në harmoni me kërkesat dhe nevojat si të institucionit ashtu edhe të tyre. AS-ja mirëpret në kuadër të marrëveshjeve institucionale profesorë të huaj për realizimin e procesit mësimor, kryesisht për programe trajnimesh profesionale.