Bashkëpunimi kombëtar

AS realizon aktivitete të ndryshme arsimore e kërkimore përmes bashkëpunimit me institucione të tjera arsimore, kërkimore e me interesa në fushën e sigurisë publike, brenda dhe jashtë vendit. Duke synuar plotësimin e nevojave që AS-ja ka për realizimin e programeve të studimeve, ajo bashkëpunon me organizma të ndryshme kombëtare, institucione të tjera të arsimit të lartë ose me agjenci të ndryshme ligjzbatuese etj. AS bashkëpunon me institute kërkimore shkencore si p.sh Instituti i Policisë Shkencore, Instituti i Mjekësisë Ligjore, etj., për të mundësuar aftësim praktik të studentëve dhe lidhjen e tyre me fushën profesionale në të cilën do të zhvillojnë aktivitetin e tyre profesional pas diplomimit. AS-ja bashkëpunon me shumë institucione me rëndësi. Vlen për t’u përmendur këtu Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, AKKSHI, Akademia e Forcave të Armatosura, Universiteti i Tiranës, Akademia e Kosovës për Siguri Publike etj.