Konferenca

AS-ja në bashkëpunim me partnerët e ndryshëm, rezultatet e kërkimeve të fundit shkencore që ajo kryen, prirjet dhe gjetjet që dalin nga aktivitetet shkencore (konferenca, projekte etj.), ua vë në dispozicion për zbatim institucioneve të interesuara: Policia e Shtetit, agjencitë ligjzbatuese në fushën e sigurisë si dhe institucione të tjera ndryshme. Arritjet teorike në fushën e kërkimit shkencor, AS-ja ua ofron dhe i vë në dispozicion të palëve të interesuara të fushës së sigurisë publike, pa synuar përfitime financiare. AS-ja bashkëpunon me agjenci dhe organizata vendase e të huaj, duke rritur ndikimin shoqëror të veprimtarive të tij kërkimore-shkencore. AS ka organizuar dhe është bërë pjesë e projekteve e konferencave të ndryshme shkencore kombëtare e ndërkombëtare, në fushat që kanë rëndësi të veçantë prioritare për të.

Studentët kanë një pjesëmarrje relativisht të mirë në veprimtarinë kërkimore-shkencore të AS-së, jo vetëm në kuadër të cikleve të tyre të studimit, por gjithashtu, edhe në projekte, konferenca e botime shkencore, në të cilat institucioni është i përfshirë. Në vitet e fundit, AS-ja ka organizuar shtatë konferenca ndërkombëtare, gjashtë konferenca kombëtare, ku janë botuar punimet e plota (“proceedings”); në total AS-ja ka 25 vëllime botimesh të indeksuara me ISBN dhe ISSN (përfshirë këtu revista “Policimi dhe siguria”), të cilat në punimet e tyre kanë rreth 600 persona, me mbi 5 mijë faqe botimesh shkencore. AS-ja ndjek një politikë shumë nxitëse për sa i përket botimeve shkencore. AS-ja zotëron një bazë të dhënash elektronike të botimeve shkencore të personelit akademik dhe këtë ua vë në dispozicion stafit pedagogjik, studentëve, bashkëpunëtorëve shkencorë etj.