Akademia e Sigurise
Policia e Shtetit

Njoftime

9 QERSHOR 2023 Në ambientet e Akademisë së Sigurisë, përfundoi kursi i aftësimit profesional në përdorimin e armëve të zjarrit. Në ceremonin e çertifikimit morën pjesë, Rektori i AS-së, Prof. Ilirjan Mandro, Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit në Gardën e Republikës, Drejtues i parë Vasil Dode, Drejtori i Kolegjit Profesional të Formimit Policor, Drejtues Mithat Tola. #AkademiaeSigurisë #PoliciaeShtetit #GardaeRepublikës #KolegjiProfesional #KursProfesionalArmëZjarri

Botime Akademike

Përfundoi trajnimi me temë “Kursi bazë 3-mujor i Policisë Kufitare dhe Migracionit (sipas kurrikulës së FRONTEX)” Ky trajnim u zhvillua në ambientet e Akademisë së Sigurisë, nga data 6 shkurt 2023 deri më 5 maj 2023, me lektorë/instruktorë të Akademisë së Sigurisë dhe të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit. Kursi kishte si qëllim marrjen e njohurive bazë për njohjen e procedurave dhe standardeve të punës në Policinë Kufitare. Në ceremonin e certifikimit morën pjesë: rektori i Akademisë së Sigurisë, prof. dr. Ilirjan Mandro; drejtori i Kufirit dhe Migracionit, drejtues i parë Krenar Muço; drejtori i Kolegjit Profesional të Formimit Policor, drejtues Mitat Tola si dhe lektorë/instruktorë të Akademisë së Sigurisë.

Muzeu

Një grup studentësh nga Fakulteti i Drejtësisë së Universitetit të Tiranës, vizituan ditën e sotme datë 25.5.2023 ambientet e Akademisë së Sigurisë për një vizitë studimore. Studentët u pritën nga Rektori i Akademisë së Sigurisë, prof. dr. Ilirjan Mandro, i cili u shpjegoi mënyren e funksionimit të AS-së, programet mësimore që zhvillohen në këtë akademi, sidomos programi i ekselentëve në të cilën afrohen aplikantë të diplomuar nga fakulteti i drejtësisë, ekonomisë dhe IT. Studentët u interesuan për mënyren dhe procedurat e aplikimit për këtë program. Studentët u njohën me zhvillimin e Akademisë, historikun e policisë duke vizituar Muzeun e Policisë së Shtetit, që ndodhet në AS-së. Vizita të kësai natyre, janë kthyer tashmë në një traditë për AS-në.

Shkarkoni Dokument PDF